osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Kjo që po bëni është ilegale, hapni derën”! 60 minutat e pengëmarjes në Sarandë: Jashar Ademit nga Kosova i duket vetja si Adem Jashari dhe turistat italianët si serb?!(Video)

“Kjo që po bëni është ilegale, hapni derën”! 60 minutat e pengëmarjes në Sarandë: Jashar Ademit nga Kosova i duket vetja si Adem Jashari dhe turistat italianët si serb?!(Video)

Publikohen pamje nga pengmarrja në Sarandë, ku një grup prej 6 turistësh italianë u mbajtën të izoluar në një shtëpi, pasi pronari i saj, kosovari Jashar Ademi, dyshonte se i kishin dëmtuar pajisjet.

Siç shihet nga videoja, turistët i kërkojnë pronarit të hapë derën, duke e cilësuar ilegale atë që po ndodh. Ata janë të veshur, me valixhet dhe gati për t’u larguar, por 59-vjeçari iu kontrollon valixhet dhe iu ka kyçur derën e apartamentit, teksa iu kërkon të paguajnë.

Pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr. 1, një shtetas iu kishte hequr lirinë, në mënyrë të kundërligjshme, disa shtetasve, në një apartament, shërbimet e Komisariatit te Policisë Sarandë kanë mbërritur në vendngjarje, ku kanë vënë në pranga shtetasi Jashar Ademi, 59 vjeç, banues në Prishtinë, si dhe është bërë lirimi i shtetasve, nga apartamenti.

59-vjeçari, për rreth 1 orë, iu ka hequr lirinë 6 shtetasve italianë, në apartamentin që iu kishte dhënë me qira, pasi pretendonte se këta shtetas i kishin dëmtuar disa pajisje në këtë apartament.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.
<