Ku shkojnë paratë e financimeve të projekteve të Qeverisë Shqiptare. Pse Intesa Sanpaolo Bank, banka italiane me drejtuesin e saj “serb” është më e preferuara.
Që qeveria e Edi Ramës se ka problem nacionalizmin dhe krenarinë e shqiptarëve përballë parave, ky nuk është më një lajm i ri për publikun mbarë shqiptarë. Por që në Shqipëri, banka më e favorizuar nga ana e Qeverisë Shqiptare të rezultojë ajo e drejtuar nga një “serb”, kjo gjë është vërtet tragjike.
Këto para të Qeverisë Italiane u arkëtuan tek Intesa Sanpaolo Bank dhe nuk u lëvruan kurrë në llogarinë bankare të bizneseve shqiptare, të vogla apo të mesme. Pyesni Drejtorin e Përgjithshëm të Intesa Sanpaolo Bank që ka nënshkruar marrëveshjen me Projektin e Kino Buxhelit të Metës, më pas Haxhinastos, pastaj Arben Ahmetaj ku shkuan këto para? Ndërkohë që Kino Buxheli i famshëm vazhdon të mbretërojë në mbretërinë e miliona euro të Qeverisë Italiane.
Të gjithë aktorët kryesorë janë larguar nga skena. Ambasadori Gaiani është zëvendësuar nga Ambasadori Cuttillo, Ministrat e Ekonomisë Meta dhe Haxhinasto janë zëvendësuar nga Ahmetaj. Vetëm Silvio Pedrazzi dhe Kino Buxheli janë në detyrë. Vazhdojnë performojnë fonde të Qeverisë Italiane, të taksapaguesve italianë, për t’u zhvilluar të famshmet PMI (Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme), për të cilat institucioni i Buxhelit ka përgatitur edhe shumë broshura.
Po paratë ku janë? Sa para ka përfituar Intesa Sanpaolo Bank duke i mbajtur ato të pa lëvruara cash në likujditetin e saj? Sa janë lëvruar tek biznesi i vogël dhe i mesëm shqiptar që si kusht kishte 70% të blerjeve në Itali. Po ne pyesim:
Kush janë bizneset e kredituar dhe kriteret që ato kanë plotësuar për lëvrimin e këtij fondi të Qeverisë Italiane? A kanë shërbyer këto fonde për të shëndoshur bankën e “serbit Pedrazzi”, dhe natyrisht edhe Kinon si pjesë e pandarë e këtij procesi? Dhe natyrshme çdo gjë me justifikimjn se gjoja këto para kanë shërbyer për zhvillimin e këtyre ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Shqipëri. Ashtu siç edhe shkruhet në fletë-palosjet promocionale të publikuara nga ana e Ministrisë së Ekonomisë së Ilir Metës, Edmond Haxhinastos dhe Arben Ahmetaj./Pamfleti