Nga Armida Plangarica
Shqiptaret e mbytur mund të të mbysin ne nje karrotec!!!
Nje dite te zeze Marsi, ne brigjet e Italise ,korveta Sibilla mbyti 144 emigrante shqiptare. Gra ,femije dhe te rinj…..
Nje dite te zeze Gushti,ne nje pyll te Greqise qe digjet, nje SHQIPTAR EMIGRANT, gjeti, kapi, lidhi, gjykoi por nuk mundi te ekzekutoje 25 emigrante Siriane.
I poshteroi te stivasur ne nje karrotec,i denigroi dhe i shau,keshtu thjesht sepse fajin na e ka tjetri dhe vetem! Sidomos kur TJETRI eshte i dobet pa mundesi per te mbrojtur veten dhe dinjitetin e shkelur.
Habija dhe shikimi i tmerruar i emigrantit Sirian , te cilin e gjeti ne pyll, e kapi, e lidhi dhe vendosi ta gjykoje sot nje emigrant SHQIPTAR, ne Greqine qe digjet, duhet t’ i kujtoje ketij individi dhe te gjitheve ne, nga…pse… dhe si erdhem ne Greqi.
Ulerime dhimbjeje per te pafajshmit qe lufta dhe instikti i mbijeteses i hodhi ne rruge dhe pa asnje hiperbolizim, ne zjarr.
Krupe, neveri dhe turp per individin SHQIPTAR qe u be “HERO” per pak ore ne Facebook!