osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

“Kjo është turp”! Spartak Braho kap detajin dhe përplaset me Alket Hysenin për shkarkimin e Metës (Ka një kërkesë edhe për takimet e fshehta të Presidentit)

“Kjo është turp”! Spartak Braho kap detajin dhe përplaset me Alket Hysenin për shkarkimin e Metës (Ka një kërkesë edhe për takimet e fshehta të Presidentit)

Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta nuk arriti të miratojë sot emrat e ekspertëve që do të faktojnë shkeljet e kreut të shtetit.

Kjo mbledhje u shoqërua me tone të ashpra mes socialistit Spartak Braho dhe kryekomisionerit Alket Hysenaj. Braho e ka cilësuar si të turpshme që të përcaktohet në kërkesën e tyre se Meta është garanti i Kushtetutës.

Ndërkohë që është kërkuar që edhe institucionet e specializuara si SHISH të japin informacion në lidhje me takimet e presidentit nëse kanë pasur ndonjë dyshim për këto takime që në media janë cilësuar si të fshehta.

Braho: Është shpërndarë një material por unë dje e pata kohë e lexova në kapitullin e tretë, pika shkeljet e rënda kushtetuese. Nuk e di kush është marrë me formulimin, por thuhet: Presidenti i Republikës është kreu i shtetit shqiptar, garant i Kushtetutës dhe përfaqësues i unitetit kombëtar. Ku e kanë gjetur këtë?

Hyseni: Ku e kanë gjetur? Zoti Braho ajo është kërkesa e firmosur nga 49 deputetët. Ata e kanë formuluar siç e kanë gjykuar. Ajo kërkesë, është ashtu siç e kanë menduar ata, gjykojnë se jemi para atyre rrethanave dhe shkeljeve, dhe do ta vendosë komisioni që kemi apo nuk kemi te shkeljet e pretenduara.

Braho: Por nuk e kam unë aty, ti s’po më ndjek. Unë e ti, e kemi firmosur këtë kërkesë. Ku është gjetur kjo garant i Kushtetutës presidenti. Është turp, sepse këtë përdor presidenti Ilir Meta. Ka tre muaj unë jam garant, ndërkohë që nuk është garant.

Hyseni: Nuk ka rëndësi është në kuptimin figurativ. Këtë pyetje t’ia kishit bërë vetes përpara se të firmosnit dhe personit që është garant i unitetit të popullit, kur e thotë Kushtetuta.

Braho: Jo nuk e thotë Kushtetuta e atë.

Hyseni: Mos t’i hyjmë kësaj, kjo nuk hyn në çështje të tjera.