Doktori i njohur Pëllumb Pipero shprehu shqetësimin se është rritur numri i atyre që qëndrojnë për një kohë të gjatë në shtëpi pa u mjekuar në spital dhe shtimin e numrit të pacientëve në gjendje të rëndë në spital.
“Të sëmurëve u matet oksigjeni me oksimetër ose me aparat oksigjeni.
Nëse oksigjeni bie poshtë 90 kjo është simptomë alarmi. Nëse niveli i oksigjenit në gjak bie poshtë 90 është e domosdoshme të shkohet në spital. Ka një kufi përtej së cilës nuk mund të rrihet në shtëpi, është saturimi ose oksigjeni që ne në kushte shtëpie e masim me oksimetër.
Është e rëndësishme të kuptohet që niveli i oksigjenit poshtë 90 është kritik për jetën e tyre. Duhet të konsultohen me mjekun e familjes. Në rastet kur urgjenca kombëtare e konsideron të arsyeshme duhet të vijnë në spital.
Pipero gjithashtu tha se qytetarët nuk duhet të kenë frikë sepse në spital u ofrohet gjithë kujdesi shëndetësor i duhur .