Velina e “Xing me Ermalin”, KejvinaKthella është një nga femrat më të komentuara shqiptare.
Kejvina madje shquhet për linjat trupore, ku s’nguron asnjëherë t’i nxjerrë.
Mirëpo siç dihet, Kejvina është jo vetëm velinë, por edhe modele, ku në Itali ka punuar për firma të ndryshme mode.
Bjondja seksi ishte e ftuar sot në “Një kat më lart” ku ka zbuluar shumën marramendëse me të cilën është paguar për 1 ditë pune.
“Siç është modelingu në Itali, në Shqipëri nuk ekziston. Shkon në casting, jemi mbi 100 vajza, presim një vend pune, mund të punosh një herë në muaj, mund të punosh dy muaj, dy herë në vit. Në Italinuk kam bërë gjëra të mëdha sepse brendet e mëdha preferojnë vajzat shumë të dobëta. Ndërsa në Turqi kam punuar 3 muaj dhe kam qenë imazh i Versace. Jam paguar shumë mirë. 10 mijë dollarë për një ditë pune”, tregoi Kejvina.