Jeff Bezos dhe Bill Gates janë dy nga njerëzit që janë renditur në listën e më të pasurve të botës.Ata që dy jetojnë në të njëjtën qytezë prej 3000 banorësh, më pak se 1 km larg njëri-tjetrit.
Dy pasanikët kanë zgjedhur të jetojnë në qytezën që quhet Medina.
Qyteza ku jeton Bill Gates dhe Jeff Bezos ka pamje përrallore. Aty çdo gjë është e rregullt dhe në gjithë qytezën janë mbjellë pemë që kanë gjelbërim të përhershëm.
Po ashtu qyteza ku jeton Gates dhe Bezos është shumë e qetë dhe pothuajse çdo shtëpi ka pamje nga liqeni që ndodhet aty.
Gjithashtu në këtë qytezë kalon një numër shumë i vogël makinash.