Ne të gjithë e dimë se meshkujt dhe femrat tradhtojnë për arsye të ndryshme.
Megjithëse meshkujt kanë më shumë gjasa të tradhtojnë, sepse ndihen të kërcënuar, gratë kanë më shumë gjasa ta bëjnë këtë sepse ndihen të shpërfillura ose të injoruara nga partneri i tyre.
Është e vërtetë se meshkujt tradhtojnë më shumë se gratë, këto të fundit nuk janë shumë prapa me shifrat(sipas statistikave të fundit, 20% e burrave dhe 13% e grave kanë raportuar se kanë pasur marrëdhënie seksuale me dikë tjetër përveç bashkëshortit të tyre, ndërsa janë të martuar).
Për shkak se të dy gjinitë janë të motivuar për të kryer shkelje të kurorës për arsye të ndryshme, ka kuptim edhe faktori moshë që i bën ata pre’ të kësaj zgjedhje. Një studim i i Universitetit të New Hampshire, tregon së fundmi se mosha 55 vjeçare është piku i pabesisë dhe pikërisht ky është stadi moshor që arrin kulmin për të dyja gjinitë. Kjo moshë vihet në dukje sepse përkon edhe me fazën kur meshkujt dhe femrat kanë tendencën të bëjnë një analizë kosto-përfitim kur vlerësojnë nëse duhet të mashtrojnë bashkëshortin e tyre.
“Sipas studiuesve, sjellja e tyre ndaj trashtisë ndryshon ndjeshëm, pasi burrat dhe gratë përgjigjen ndryshe ndaj kostove dhe përfitimeve të perceptuara nga secili syresh prej tyre.
Për gratë, faktorët biologjikë dhe socio-ekonomikë janë parësorë ndaj e shohin partnerin e jetës si kandidatë të mirë për të lindur një fëmijë dhe që ka një arsim dhe stabilitet financiar për të siguruar një familje. Janë faktorë të rëndësishëm që gratë i konsiderojnë kur vendosin të kenë një marrëdhënie. Këta faktorë nuk hyjnë në lojë për meshkujt, të cilët në përgjithësi kanë 7 % më shumë gjasa të mashtrojnë sesa gratë “.
Nga këndvështrimi i shkencës evolucionare, burrat dhe gratë janë shtyrë të bëjnë seks me nevojën primare për të riprodhuar. Kjo do të thotë se do të kishte kuptim që mosha që një grua ka më shumë gjasa të tradhtojë është më e ulët se një mashkull. Por, interpretimi është se një grua arrin “pikun e tradhtisë” kur kupton se trupi i saj ka shanset e fundit për të pasur një fëmijë.