Ka shumë prova konkrete, që tregojnë se ata që janë ndeshur me Saliun dhe Ilirin: kanë përfunduar shumë vite në burg, u ka ndodhur aksident me makinë, kanë vdekur nga sëmundje të papritura, janë zhdukur befasisht, janë gjendur të vrarë apo kanë shpëtuar duke u arratisur e fshehur në fund të botës, ku provë konkrete është vdekja e befasishme e 11 drejtuesve të lartë PD, nga e njëjta sëmundje e në të njëjtin spital në Itali ku i çonte Sali Berisha
Sali Berisha e Ilir Meta, janë të vetmit politikanë e shtetarë të lartë të këtyre 30 viteve tranzicion, të cilët kanë mbijetuar dhe sunduar pa asnjë një “gërvshtje” ligjore e private, paçka se kanë bërë çdo lloj krimi e aferë korrupsioni të nivelit super-mafioz.
Këta, jo vetëm nuk janë prekur, por kanë dalë të pastër, të qetë e më të fuqishëm me ngjitje shkallësh pushteti; edhe në rastet kur janë denoncuar e sulmuar publikisht me prova të rënda, nga eksponentë të botës së krimit, biznesmenë dhe zyrtarë shteti të përdorur prej tyre.
Në historinë kriminale të Sali Berishës e Ilir Metës, bënë përshtypje fundi tragjik dhe i hidhur, i të gjithë personave që ata i kanë skeduar si rrezik për interesat dhe ekzistencën e tyre në politikë.
Ata që kanë guxuar të ndeshen në hije ose publikisht me kryemafiozët Sali Berisha e Ilir Meta, për dosje e zona ekonomike-financiare e linja trafiqesh e për pushtet, nuk kanë shpëtuar pa pasoja fatale për veten dhe familjen.
Ka shumë prova konkrete, që tregojnë se ata që janë ndeshur me Berishën e Metën, kanë përfunduar shumë vite në burg, u ka ndodhur aksident me makinë, kanë vdekur nga sëmundje të papritura, janë zhdukur befasisht, janë gjendur të vrarë apo kanë shpëtuar duke u arratisur e fshehur në fund të botës.
– Pa asnjë gjurmë u zhduk befasisht biznesmeni Remzi Hoxha, menjëherë pasi u zbulua se kishte regjistruar video-audio Sali Berishën në takim sektret me Sllobodan Milosheviç e Kiro Gligorov të Maqedonisë në Shën Naum, takim i përgatitur nga Gazidede e Arkan.
– Një muaj pasi ish-ministri Dritan Prifti, dorëzoi konfidencialisht te Sali Berisha video-bllokun e aferave të Ilir Metës, ai u sëmur befasisht dhe u operua në kokë nën “përkujdesjen” e Ilir Metës, sic e ka deklaruar vetë Ilir Meta, ndërsa 6 vite më pas u nda nga jeta.
– Më 23 mars 2010, u zhduk Eduard Belegu, ish-këshilltar i Dritan Priftit dhe drejtor i “Albcrom”, njohur si personi që i çonte Ilir Metës thasët me miliona, të vjedhura nga shitja e kromit; por që për shkak se Ilir Meta e futi në burg për ta trembur, pas daljes nga burgu ai çoi dosjen në prokurori.
– Pas 2 vitesh konfikte për interesa trafiqesh rajonale, eleminimesh të shumta në Tropojë dhe prapaskenash për kolltukun e PD me Sali Berishën, vritet befasisht në atentat Azem Hajdari, i nxjerr në kurth me porosi të Berishës.
– Më 6 janar 2012, vetëm 3 vjet pasi kishte ri-hapur dosjen e zhdukjes së Remzi Hoxhës dhe kërkonte burgosjen e bandës së SHIK, sëmuret rëndë dhe vdes befasisht Prokurori i Krimeve të Rënda, Xhevat Hana, i dyshuar si i helmuar.
– Më 12 shtator 2008, vetëm 6 muaj pas shpërthimit të Gërdecit dhe 3 muaj pas kërcënimeve nga Shkëlzen Berisha e Fatmir Mediu, gjendet i vrarë në gjueti Kosta Trebicka, biznesmeni dëshmitar kyç, që publikoi prova se fabrika e demontimit të municioneve, ishte hapur me udhër të Sali Berishës dhe ishte biznes i djalit të tij.
– Më 26 tetor 2011, paçka se me jetë rregullt e të qetë personale dhe familjare dhe pas një kafeje të pirë me një koleg të punës, gjendet i djegur në makinë në Currila-Durrës, oficeri i SHISH, Isa Çopa, i cili po hetonte disa prona të grabitura në Lalz, ku sot janë dhe vilat e Ilir Metës, Sali Berishës, ndërtuar nga biznesmeni i tyre Dod Doçi i firmës “Lura shpk”.
– Më 15 maj 2015, arrestohet dhe dënohet 15 vite burg Kastriot Ismailaj, biznesmeni që realizoi skemën e vjedhjes së miliona Eurove në CEZ, për llogari të familjes së Ilir Metës dhe ishte sponsor i LSI; madje nga qelia e denoncoi Ilir Metën si “koka e mafies”.
– Më 18 tetor 2018, u lirua nga burgu në SHBA, Almir Rrapo, ish-këshilltar zyrtar dhe bandit i Ilir Metës, por në marrëveshje me Drejtësinë Amerikane, ai u dorëzoi dosje me krimet e Ilir Metës dhe kërkoi si shpërblim të mos sillej në Shqipëri, pasi i rrezikohej jeta nga “bosi”.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
-Lexo edhe:
Ballkani Perëndimor dhe taktikat e dështuara të Brukselit
‘Alpha Bank’ e përfshirë në skemën e pastrimit të parave të Rezart Taçit me mafien italiane, pse fshihet nga mediat dhe organet shtetërore
Disa drejtues të PD, që dinin krimet dhe aferat e Sali Berishës, të cilët kanë vdekur nga e njëjta sëmundje dhe në të njëjtin spital në Itali, ku i çonte Berisha:
ALI SPAHIA/ Ideator, skenarist dhe kasafortë e gjithë pisllëqeve të bëra në pushtetin 1992-1997; u sëmur befasisht dhe nën përkujdesjen e Sali Berishës u çua për kurim e vdiq në Itali.
PJETËR ARBNORI/ Dinte gjithë prapaskenat e bëra prej Sali Berishës në vrasjet e 2 prillit 1991 në Shkodër u sëmur befasisht dhe nën përkudjesjen e Berishës çohet për kurim e vdes në Itali.
BASHKIM GAZIDEDE/ Realizuesi i gjithë krimeve të Sali Berishës; pas rikthimit në Shqipëri, sëmuret befasisht dhe nën përkujdesjen e Berishës çohet për kurim e vdes në Itali.
FERID HOTI/ Deputet i PD, dinte shumë sekrete të Berishës dhe për ngjarjet e vrasjet më 2 prill 1991 në Shkodër, sëmuret befasisht dhe nën përkujdesjen e Berishës çohet për kurim e vdes në Itali.
GËZIM DIBRA/ Deputet i PD, dinte gjithë veprimtarinë e Sali Berishës gjatë viteve 1990-1992 në Shkodër, por befas sëmuret rëndë dhe nën përkujdesjen e Berishës çohet për kurim e vdes në Itali.
SOKOL OLLDASHI/ Pasi kandidoi përballë Lulzim Bashës që u vendos nga Berisha si trashëgimtar i PD, denoncoi vjedhjen e votave nga klani Berisha dhe paralajmëroi lëvizje brenda partisë, por 5 muaj më vonë gjendet i vrarë në aksident rrugor brenda makinës.
FERDINAND PONI/ Zbatues i çdo skeme eleminimesh e kandidimesh klanore brenda PD, organizator i tenderit të pasaportave që është në ortakëri me Sali Berishën e Ilir Metën, por 1 muaj pasi u thirr nga prokuroria, Berisha e nisi me shërbim urgjent në Kosovë, ku vdiq befasisht në kafene pas pirjes së ujit.
Ka edhe shumë eleminime të tjera të urdhëruara e financuara nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, të denoncuara prej 1 viti edhe në SPAK, shumë prej atyre, që kanë mundur t’i shpëtojnë kësaj dysheje mafioze, duke u arratisur familjarisht nga Shqipëria e fshehur në fund të botës me identitete të tjera./Pamfleti