Elseid Hysaj është kthyer ndër lojtarët më të kritikuar në ekipin kombëtar, pavarësisht se me eksperiencën që ka duhet të ishte ai që të udhëhiqte skuadrën. Ilir Alliu ka lënë për një moment mënjanë gabimet e shkodranët për të theksuar një tjetër problematikë të tij. Në studion e emisionit “Ora Sport” në “Ora TV”, ish-lojtari i Kombëtares ka vënë në dukje mungesën e theksuar në pasim të Elseid Hysajt.
“Nëse bëhet fjalë për gabim, i ka të falura të gjitha. Një gabim, dy, janë gjëra që ndodhin. Problemi është se në 29 kontakte me topin, 28 i ka dhënë gabim. Kjo është katastrofë“, është shprehur Ilir Alliu.