Mohamed Salah, një nga lojtarët më të mirë të futbollit botëror këtë sezon, filloi karrierën e tij profesionale në ligën e Egjiptit, apo më saktësisht në klubin Mokawloon Al-Arab në moshën 18 vjeçare.
Nga karriera në ligën e Egjipit, Salah është bërë tani një nga lojtarët më të mirë në Botë dhe po lufton për ‘Këpucën e Artë’, shkruan GazetaBlic
Karriera e tij nuk ka qenë aspak e lehtë, sidomos në kohën kur ai u transferua tek Chelsea.
Në dy sezonet e ardhshme emri i tij filloi të merrte famë në Egjipt, falë shpejtësisë dhe 12 golave të shënuar.
Sulmuesi egjiptian pas shkëlqimit të tij në Evropë, u transferua në radhët e Baselit.
Basel pagoi pagoi 1.5 milionë euro për shërbimet e tij. Në Zvicër ai shënoi 20 gola në dy sezone, ku më pas u shpall edhe lojtari më i mirë afrikan i vitit 2013.
Ndeshjet e tij të mira kundër Chelseat në Champions League të vitit 2013/14, bën që klubi anglez të interesohej për të.
Lojtari arriti marrëveshje me klubin e Chelseat dhe u transferuar në Stamford Bridge në të janar për 8.5 milionë euro.
Por, nën urdhërat e Jose Mourinhos, gjërat nuk shkonin shumë mirë për sulmuesin.
Salah shënoi vetëm dy gola në 10 ndeshje në Premier në edicionin 2013/14. Gjërat nuk përmirësoheshin dhe Mourinho vendosi se që Salah të huazohej në dimër. Destinacioni i tij i ri ishte Fiorentina.
Transferimi i tij në Serie A ishte çelësi i suksesit. Gjashtë gola në shtatë ndeshjet e para të të edicionit, çmendën ‘tifosi viola’ të cilët u dashuruan në sulmuesin e tyre të ri. Mirëpo pasi u rrit paksa, ai u transferua tek skuadra tjetër italiane, Salah.
Salah zhvilloi paraqitje mjaft të mira edhe me skuadrën e Romës, ku edhe tërhoqi vëmendjen e shumë skuadrave evropiane.
Roma përfundoi në vendin e dytë në Serie A sezonin e kaluar, por shiti Salahun në Liverpool për 43 milionë euro.
Në total, Salah shënoi 34 gola dhe bëri 24 asistime në 83 ndeshjet e tij me Romën.
Në Anfield, Salah po shkëlqen.
Ai ka shënuar 43 gola në 47 ndeshje për Reds, duke përfshirë këtu edhe 10 gola në Ligën e Kampionëve.
Mohamed gjithashtu shënoi golin historik në minutën e 93-të kundër Kongos dhe kualifikoi Egjiptin për Kupën e Botës në Rusi 2018.
Kupa e Botës do të jetë mbyllja e një sezoni fenomenal për Mohamed Salah./GazetaBlic/