Nga të gjithë dosjet e pranishme në bazën e të dhënave të FBI-së online, më e shikuara është një shënim me 2 paragrafë i vitit 1950, me emrin “Hottel memo”, dhe disa thonë se vërteton ekzistencën e UFO-ve. Nga të gjitha raportet e paraqitura nga FBI-ja, kjoështë dosja e lexuar më shumë.
Ju mund të mendoni se ka lidhje me John Dillinger apo Rosuellm, por jo! Është në fakt një fotografi e njohur si “Hottel memo”, e cila daton në 22 mars 1950 dhe është vetëm dy paragrafë. Dosja misterioze, e cila është ngarkuar në Vault (bazë të dhënash online e FBI, e aksesueshme nga cilido që ka një lidhje interneti) në vitin 2011, është parë një milion herë në vetëm dy vjet.
Memoja është shkruar nga Guy Hottel, në atë kohë kreu i zyrës së FBI në Uashington. Raporti i tij jep detaje mbi një rrëfim që supozohet se është bërë nga një hetues i Forcave Ajrore i cili thotë se ishte gjetur një treshe disqesh fluturuese me gjithë ekuipazh. Disqet ishin “në formë rrethore me qendrat e ngritura, rreth 50 metra në diametër,” sipas shkresës dhe “alienët kishin trupa me formë njerëzore, por vetëm 3 këmbë të gjatë, të veshur me rroba metalike”.
Faqja “Atlas Obscura” e përshkruan memon e Hottel si një diçka që “shumëkush e beson të jetë një X-file i vërtetë”, por FBI thotë jo! Agjencia madje ka postuar një njoftim në lidhje me të në faqen zyrtare, ku shkruan se ai ka qenë “thjesht një raport i pakonfirmuar”. FBI thotë se kjo memo nuk zbulon atë që shpresojnë teoritë konspirative./bota.al/