uristja Brizida Gjikondi e ftuar në emisionin ‘Shqip’, foli për zhvillimet më të fundit siç është harta gjyqësore.
Gjikondi tha se ishte kundër hartës gjyqësore dhe e cilësoi një mënyrë dinake të shtetit për ulur numrin e rasteve e sidomos ankimimeve që kishin të bënin me shtetin dhe institucionet e tij. Juristja tha se me këtë hartë thjesht po u ofrohej shqiptarëve 10 vite jo-vënie drejtësie.
“Rikonceptimi i hartës gjyqësore për mendimin tim ka qenë shumë i gabuar. Unë e di mirë rëndësinë e vendndodhjes së gjykatave pranë zonave të banuara.
Tani do kemi vetëm dy gjykata të shkallës së parë dhe kjo më duket dinakëri nga ana e shtetit sepse do të ulet jashtë mase numri i ankimimeve të ndryshme për çështje të vogla.
Kjo do e bëjë të pamundur që shumë shqiptarë, që mund të kenë një gjobë të padrejtë, një vendim të kadastrës, një largim nga puna të padrejtë të ankimohen. Nuk ja vlen që të shkojë psh dikush nga Vranishti i Vlorës në Lushnje për një çështje të thjeshtë.
Sistemi i drejtësisë doli nga një traumë e madhe si vettingu ku kemi dhe mungesë gjyqtarësh dhe po kalon në një tjetër traumë. Ti po u jep shqiptarëve 10 vjet jo vënie drejtësie sepse dosjet do rishikohen nga e para”, tha Gjikondi.