I dënuari me vdekje më i moshuar në SHBA, pasi hëngri edhe vaktin e fundit, që ishte një hamburger me dopjo proshutë, mësoi se ekzekutimi i tij u shty në minutën e fundit.
Shkaku që 72-vjeçari Oscar Smith nuk u vra me injeksion vdekjeprurës ishte se u bë një gabim në përgatitjen e këtij injeksioni.
Ngjarja ka ndodhur në Tenesi dhe bëhej fjalë për ekzekutimin e parë që nga nisja e pandemisë.
Oscar Smith është dënuar me vdekje pasi në vitin 1989 pati vrarë ish-gruan e tij dhe dy djemtë adoleshentë.