Zlatan Ibrahimovic ka treguar një rrëfim më shumë se drithërues. Vetë jeta, e përshkruar në librin e ish-sulmuesit të Milanit, që tregon gjithçka. Pavarësisht parave dhe njohjeve të mëdha që kishte Ibrahimovic, nuk bëri dot asgjë për vëllain e tij, Satkon, që ndërroi jetë në moshën 42-vjeçare nga leucemia.
“Kur e pyeta Satkon sesi e kuptoi që ishte i sëmurë, më tha se po ecte në rrugë dhe papritur u ndie çuditshëm, sikur po zhytej në trotuar. U ndie sikur ishte nën ujë dhe nuk mund të merrte dot frymë.
U nis menjëherë në spital dhe bërë një sërë analizash. Nuk i thanë asgjë, të nesërmen e thirri babai im dhe çdo gjë u kuptua. Leucemi, agresive. Gjendja filloi të përkeqësohej. Sapko filloi terapinë, por kishte vetëm përkeqësimë. U ktheva nga Parisi ku luaja dhe e gjeta të fryrë, pa flokë dhe nuk lëvizte dot. Ishte e vështirë për mua që ta shihja në atë gjendje. Duhej të merrte një tufë medikamentesh, por vetëm për një kohë të shkurtër.
Një ditë babai e çoi në tualet, u kthye nga mua dhe e pranoi për herë të parë: “Nuk ka asnjë shpresë”. E shikova në sy dhe pashë seriozitetin e shikimit të babait tim. Nuk mund të merrja dot frymë, as të përtypesha. Me gjithë forcën fizike që kisha, me të gjitha paratë që kisha, me të gjithë njerëzit që unë njihja kudo në botë, nuk mund të bëja dot asgjë për të ndihmuar vëllain tim. U ndieva komplet i pafuqishëm, zero.
U shkatërrova. Gjendja e Satkos filloi të përkeqësohej më shumë, e dërguam në institucion, qëndroi atje për vetëm shtatë ditë. Nuk i pëlqeu dhe babai e ktheu në shtëpi. Ndihej i rraskapitur nga dhimbja dhe përpjekjet për t’u kujdesur për djalin, 24 orë në ditë për rreth një vit, nuk iu nda për asnjë minutë.
Babai u dobësua shumë, nuk mundi ta grinte dot më edhe pse Satko ishte një peshë e lehtë, si pendë. U detyrua ta kthente në klinikë. Në klinikë Satko shkoi në koma, merrte frymë në formë të parregullt. Isha i ulur në këmbët e krevatit, por nuk mundesha dot që ta shikoja vëllain tim, vetëm dëgjoja frymëmarrjen që zgjatet. Pas 15 minutash babai më thotë: “Mbaroi, nuk merr më frymë”.
Satko më priti mua që të vija në klinikë dhe pastaj vdiq, donte që unë të isha aty, pranë tij. Kam fjetur vonë, kam ngrënë mëngjes pa nxitim, kam bërë gjithçka sipas planeve të mia dhe Satko më priti, derisa unë të vija. Vetëm kur mbërrita, vetëm pas dhjetë minutash, ndërroi jetë.
Kjo është jeta, prandaj përpiqem të mos humbas asnjë sekondë dhe përpiqem të jem sa më afër djemve të mi dhe të kaloj kohë me ta dhe me njerëzit që dua sepse e di që jeta fluturon dhe se një ekzaminim mjekësor mjafton për të ndryshuar gjithçka përgjithmonë”, ka shkruar Ibrahimovic.