osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kineastët e “rinj” të PD

Kineastët e “rinj” të PD

Në pamundësinë e bërjes opozitë, PD e mbetur tashmë edhe pa aleatët e saj tradicionalë, i mbetet të shpresojë në ndonjë “mrekulli” që mund të sjellë publikimi i videopërgjimeve “Babalja 1, Babalja 2 dhe Babalja 3”.

Shruan Artur Ajazi

Lulzim Basha nuk do ta kishte menduar kurrë, se afrimi i një “elite të rinjsh” me lider Ervin Salianjin, do ta turpëronin dhe do ta diskreditonin përfundimisht atë, dhe krejt vijën (zh) drejtuese të asaj partie. Afrimi i “elitave”, që sipas Lulzim Bashës përkthehet në “afrimin e kujdo që përulet para kryetarit dhe zbaton pa asnjë hezitim urdhërat dhe sms e tij”, dhe largimin e çdo figure që ka kontribute në atë parti, i ka kushtuar shtrenjtë PD, kësaj partie e cila më shumë se kushdo tjetër forcë politike, po shkon me shpejtësi drejt shpërbërjes fizike dhe politike. Ngjarjet e fundit, aspak me natyrë opozitare, me “përgjime, dedektivë, denoncime dhe akuza ministrash të kësaj qeverie”, përforcuan dhe krijuan mendimin përfundimtar se, PD nuk ka humbur shanset për tu reformuar, jo vetm si parti europianiste, por madje as si parti ballkanike.

Madje në Ballkan, drejtuesit e Politikës së Jashtme të BE, kanë konstatuar ndryshime dhe një erë të re politike, të reformuar dhe aspak rradikale , në zhvillimet pozitive, progresin e vendeve respektive. Por në Shqipëri, fatkeqësisht ka tek-tuk parti politike, që kanë mbetur ose kanë rënë “viktimë” në rrjetën e fortë të politikës ruse, e cila nuk po kursen edhe dollarët apo eurot, për të joshur lidershipin e tyre. Rasti më i fundit, ishte ai i zbuluar nga një media dinjitoze amerikane, lidhur me investimin (lobimin) rus pikërisht në fushatën e kaluar elektorale të Partisë Demokratike.

Ndoshta do ta kishte menduar, por nuk do të kishte guxuar kurrë të hidhte hapa të tillë, paraardhësi Lulzim Bashës, por ja që vendimin skandaloz e mori pikërisht ai, që pas humbjeve të shpeshta, pas shkatërrimit gradual dhe struktural të partisë, pas dështimeve në fushata dhe sheshe protestash “popullore” tashmë po kërkon të kthejë PD në “parti kineastësh dhe dedektivësh privatë”. Së fundi shfaqja e “video – përgjimeve”, ku pretendohej se “ishte apo nuk ishte vëllai ministrit”, apo publikimi regjistrimeve në audio, ku thuhej se “ja si janë të implikuar në trafikun e drogës familjarët e qeveritarëve”, dalja publike e gazetarit dhe deklarimet e tij se “nuk e di me cilin ka biseduar Babalja në Vlorë ”, treguan se PD ka humbur seriozitetin politik para shqiptarëve.

Tashmë në atë parti, “programin, platformat, idetë orientuese dhe drejtuese, dhe aksionet opozitare” i bën Lulzim Basha, por në konsultim të ngushtë me Ervinin, kryekineastin e partisë. Ky i fundit, është njeriu që takohet me investiguesit, dedektivët privatë, që ble peshqit në treg dhe i demonstron në Parlament, njeriu që ka nisur të trashë edhe zërin kur është në studio televizive, duke bërë politikën e PD në opozitë. Duket sikur PD ka marrë “hijen” e Ervinit, duket sikur kjo parti e vonuar në procesin e ribashkimit dhe reformimit të saj, ka ndryshuar kursin politik, për të mbushur vitet e qëndrimit në opozitë me “video-regjistrime bashkëpunëtorësh, dedektivësh privatë dhe dashamirësish të opozitës”.

Sa poshtë ka rënë kjo parti, e formuar si “parti e demokratëve” dhe jo hipokratëve, apo parti e dështakëve. Si mundet të mos flasë njeri brënda saj, si mundet të bjerë në batakun e Lulzimit dhe Ervinit edhe zoti Berisha, si mundet të kyçin gojë qoftë edhe sa për sy e faqe, ata që kanë mbetur nga PD e vjetër ? Pse e shohin kaq ngushtë mbijetesën e tyre në politikë dhe në atë parti, tek e cila për 27 vjet morën gjithçka, prona, miliona, poste dhe pushtet me shumicë. Si mund të pajtohesh me Lulzimin dhe shpurën e kineastëve axhami dhe të paditur, kur shikon se si ata bëhen protagonist të kursit opozitar të një partie në rënie, si mund të dalësh në podiume me ata, që jo vetëm nuk e njohin, por edhe nuk e duan Partinë Demokratike, pasi thjesht janë afruar atje për mandatin e deputetit, dhe shpresën se “një ditë do të vijmë në pushtet dhe do të fitojmë miliona”.

Në pamundësinë e bërjes opozitë, PD e mbetur tashmë edhe pa aleatët e saj tradicionalë, i mbetet të shpresojë në ndonjë “mrekulli” që mund të sjellë publikimi i videopërgjimeve “Babalja 1, Babalja 2 dhe Babalja 3”. Por deri atëhere, natyrisht ka ardhur 2019, apo dhe 2021, nga ku pritet që ajo parti të ngrejë sërish çadrën e saj “të lirisë” për të gjetur justifikime “dhe rrugë ” të reja shpëtimi, për të mos e pranuar humbjen elektorale të radhës.