Shirat e furishëm ushqejnë me ujë rrjedhën e ujit në ujëvarën e Hukou, një spektakël i vërtetë i natyrës, që përsëritet çdo vit dhe që është një atraksion për mijëra turistë.
Ujëvara që ndodhet, në kufi mes provincës Jixian dhe Shanxi, është një nga më të mëdhatë e Lumit të Verdhë dhe e dyta në vend, pas asaj të Huangguoshu. Prurjet që vijnë në kaskadë mund të arrijnë deri në 1000 metër kub për sekondë.