osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kimete Berisha “gradon” Binin: Baba i hajnave!

Kimete Berisha “gradon” Binin: Baba i hajnave!

Nga Kimete Berisha

– Me hajnat e Albin Kurtit më së shumti po çuditen hajnat!

Aq pa takt e në mënyrë amatore kanë vjedhur këta t’Kurtit sa që me guximin e tyre i kanë çuditur edhe hajnat më të rryer.

– S’është aspak e çuditshme që vjedhin ministrat e Albin Kurtit, gjithmonë kanë vjedhur dhe do të vjedhin shqiptarët, por është e palogjikshme që Albin Kurti u bë avokat i hajnave, aq fort, sa s’lë shibël të bie mbi ta!

– Pse i mbron hajnat Albin Kurti?

Që janë të tij, apo që, ky mund të mos jetë më normal!

S’di a do të ishte e tepërt të them se ata vjedhin për të.

– Të ishte ndryshe, do të distancohej, sa më larg. Ose të bëhej i mençur, ti hiqte këta hajna të dalë boje e të angazhonte hajna të Ri, derisa të zbulohen….

– Që u bë baba i hajnave, u bë, por pse nuk përpiqet ta fsheh, s’e kuptoj pse këta njerëz nuk vjedhin fshehtë, por hapur e me arrogancë…

– A është e mundur që gjithë atë luftë që Albin Kurti e ka bërë në opozitë, në emër të idealeve, e ka bërë për të vjedhur pare.

– Materialist me fjalë të idealistëve!

Apo, idealist ateist, që s’shkon hiç, se e mbaj mend veten si nxënëse që isha me Hegelin (idealist), kundër Marksit (materialist – ateist).

– Veç Zot s’kam parë këtu!

– E çka do të blejë ky, me gjithë ato pare….

– E ka legjitimuar krimin e organizuar dhe e ka familjarizuar vjedhjen.

E ka bërë normale konfliktin e interesit dhe korrupcionin.

-.U kanë dhënë miliona euro vëllezërve, kunatave, motrave, dashnorëve e dashnoreve…

Nuk e fshehin.

Vjedhin sy ndër sy, vjedhin ashiqare.

– Pse vjedhin ashiqare?

Pse s’i kanë lënë dy gurë bashkë!

– Miellin e rezervave e kanë vjedhur me ndihmën e një shoku bukëpjekës!

– Vajin ushqimor të rezervave shtetërore e kanë vjedhur. !

– Fasulin e ushtrisë e kanë vjedhur pa e blerë!

– Ka vjedhur Vitia edhe në emër të maskave gjatë pandemisë e të ilaçeve, por për t’u dukur të tokës, janë përcaktuar të vjedhin kryesisht ushqim dhe gjëra të amvisërisë, pra janë hajna folklorikë që vjedhin me def e me tupan, ama që e mbajnë veten për elitë.

– Paradite vjedhin lopë, e në mbrëmje shkojnë në Teatër për ta parë shfaqjen e operës ‘Eugene Onegin’ !

– Oh, sa gjynah, Onegini!

– E kanë paguar Tetëmijë euro në muaj ekspertin në Spanjë për shërbimet e tij prej sarhoshi.

– E paguajnë Pesëmijë e kusur euro në muaj ekspertin në Prishtinë për të pirë cigare…

Ky i Prishtinës si personazh i Markezit, një orar pune e kanë parë duke pirë cigare njërën pas tjetrës në oborr me shikim të ngulitur në mur!

-,Një ministër (me një rrogë) i ka blerë dy shtëpi në lagje luksoze.

Si do t’ia konfiskojë Albini shtëpitë Liburnit, nuk mundet, ose edhe mundet, po pastaj nuk mundet….

– Tjetri ministër e ka blerë një lopë 100 mijë euro.

– Tjetra ministre e ka fshehur pasurinë e saj nga shteti;

– Çfarë do të konfiskojë Albin Kurti!

– Lopën e Pecit!

– Këshilltari politik e ka këshilluar Pecin që është në favor të zhvillimit të bujqësisë së Kosovës që edhe këtij t’ia jap 100 mijë Euro!

-.Po thu’ a?

Këshilltar më tarzan nuk bën nana. Një gajbe molla – 100 mijë euro!

Ndoshta janë edhe dy gajbe, por kush i ka numëruar!

Ata që numërojnë – vjedhin!

-.A mund ta konfiskojë Albin Kurti pasurinë e fshehur të Donika Gërvallës!

Nuk mundet sepse nuk e di ku është ajo pasuri, se Donika e mban sekret shtetëror!

– A mundet që Albin Kurti ta konfiskojë ahurin fantom të vëllait të deputetes së tij, që ka kushtuar njëqind mijë euro.

– Nuk mundet sepse nuk ekziston ahuri!

– Ahuri kushton aq shtrenjtë sepse përmbi derë do ta ketë të varur një kordele pembe me fije ari, si ajo e Pelës materialiste dhe egoiste, Moli, në Fermën e Kafshëve’.

– As paratë nuk mund t’ia konfiskojë atij vëllaut të motrës, se janë harxhuar!

– E Donikës hiç se hiç s’mund t’ia konfiskojë afro 90 mijë euro fjetje në bujtina të Amerikës!

S’mundet sepse gjumi nuk konfiskohet!

– Përveç vjedhjes së buxhetit dhe ndarjes së pasurisë shtetërore me shokë dhe me familjarë, Albin Kurti ka spikatur edhe në seks!

– Njëmbëdhjetë mijë shqiptarë, gra e burra në Facebook janë pajtuar me deklaratën e Albin Kurtit se ideja për seks publik e ministres së tij është keqkuptuar nga shqiptarët e Serbisë dhe të Rusisë, si dhe nga ata që e luftojnë seksualisht Kosovën e tij!

Qëllimet seksuale të ministres kanë qenë edukative!

-.Pasi populli dhe gazetarët konstatuan njëzëri se seksi është ‘krim’, Albin Kurti u tërhoq nga ‘edukata seksuale’ dhe tha që ideja perverse ishte e Arsim Bajramit!

– Arsimi nuk e pranoi krimin!

– Unë me një tjetër kasavet, mua më këputet shpirti se pse nuk quhet lënda ‘Edukata dashurore, po quhet edukata seksuale…’!

– Prandaj, kjo luftë ‘hibride’ e shqiptarëve proserb dhe prorus ishte fitore për Albin Kurtin, sepse e detyroi Albin Kurtin të heq dorë nga fantazitë seksuale të ministres së tij, që sipas Frojdit jeta seksuale e grave është një ‘kontinent i errët’ për psikologjinë, prandaj kaq pak e hiç dihet për këtë ‘kontinent’!

-E si do ta konfiskojë ky kontinentin e errët seksual, kur ky kontinent s’shihet nga errësira!

– Veç Albin Kurtit i ka ndodhur që të merret me seks në dimër, derisa shumica e shkollave nuk kanë ngrohje!

– Ministrja e ka pasur nijet që bananet për orët edukative t’i sigurojë vetë!

Nuk e ka marrë parasysh se ka njerëz që kanë fobi prej bananeve si ministrja e barazisë gjinore në Suedi, e cila e ka ndaluar nëpër zyra ‘praninë’ e bananeve sepse vuan nga bananofobia, dhe kështu kudo që shkon në takime, paraprakisht i largojnë bananet se përhënët!

– Për korrupsionin kombëtar të Albin Kurtit s’ka koment:

1. U bë me Radojçiqin kundër pagave të veteranëve, familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të UÇK-së!

2. I prishi marrëdhëniet me Shqipërinë, me Amerikën dhe me BE-në;

3. Tha se gjuha shqipe në Maqedoni nuk ëahtë gjuhë zyrtare!

– Fluturoi dhe ra në të njëjtën stinë, si gjethe vjeshte.

Albin Kurti dështoi jashtëzakonisht shpejt.

– Sikur krejt shqiptarët të çoheshin në këmbë kundër Albin Kurtit s’do të mund ta turpëronin sa e kanë turpëruar hajnat dhe injorabtlt e tij.

– Identik si Napoloni i ‘Fermës së Kafshëve’ (Orwell), i shkeli shtatë urdhërat, asgjë që tha nuk e bëri, dhe asgjë që e bëri nuk e tha.

Dallimi i vetëm mes tyre është se Napoloni është derr…!

P.S. ‘Pas meje, lexues’!