Ish-Kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj, ka deklaruar mbrëmjen e sotme në një emision televiziv se dosja e famshme e lobimit rus në PD duhet të hetohej deri në fund, ashtu sikurse edhe ajo e Rrugës së Kombit. Imeraj e lidhi kërkesën e saj për hetim të plotë sulmet e Bashës ndaj saj.
“Kryetari i opozitës e ka një gjë të tillë. Pse reforma duhet të kishte këtë rezultate. Unë nuk e njoh absolutisht Bashën, asnjë lloj Bashe që lidhet me politikën. Unë kam funksionuar që hetimet duhen çuar deri në fund edhe për çështjen e famshme të lobimit rus.
Edhe Rruga e Kombit duhet të ishte hetuar dhe pse duhet të kishte përfunduar me procedurë. Për çështjen e hetimeve për lobimin rus 3 prokurorët kishin 3 mendime të ndryshme. Njëri prokuror ishte që duhej pushuar, tjetri thoshte që duhet pushuar por në pritje të letërporosisë, ndërsa tjetri që duhej vazhduar”, tha ajo.