Banorët e Vjenës në orët e vona të së hënës janë tmerruar nga një sulm t.errorist. Deri tani siç kanë konfirmuar autoritetet austriake nga ky sulm kanë v.dekur 4 qytetarë të pafajshëm dhe dhjetëra të tjerë janë p.lagosur.
Gjithashtu është e.liminuar edhe njëri nga sulmuesit, i cili ka prejardhje shqiptare nga Maqedonia e Veriut.
Në gjithë atë tmerr, dy persona, Recep Gultekin dhe Mikain Ozen, kishin rrezikuar j.etët e tyre derisa kishin ndihmuar një grua dhe një oficer policie të p.lagosur për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, shkruan Blick.ch.
Tashmë të dy janë duke u konsideruar si heronj në kryeqytetin austriak. Gultekin pasi kishte shpëtuar policin, kishte rrëfyer të gjithë ngjarjen në një video te publikuar një rrjete sociale.
“Djema, jam mirë, mos u shqetësoni. Jemi të sigurt tani”, citohet t’i ketë thënë polici.