osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Këta deshën Saliun dhe Saliun morën e zgjodhën, mos na e hidhni ne fajin si shkuan gjërat

Këta deshën Saliun dhe Saliun morën e zgjodhën, mos na e hidhni ne fajin si shkuan gjërat

Nga Shenasi Rama

Më 7 Janar 2019, në ora 09:00, do të jem në Sheshin e Qytetit Studenti dhe në ora 10:00 do të nisem të shkoj e të mbështes studentët e sinqertë që kërkojnë zgjidhjen e halleve të tyre. Do ta bëj këtë si prind. Do ta bëj këtë si shqiptar. Do ta bëj si profesor me përvojë administrative në universitetet më të mira të botës që i kupton nevojat e studentëve dhe arsimin universitar më mirë se shumë e shumë të tjerë. Dhe mbi të gjitha, do ta bëj si pjesëmarrës në Lëvizjen Studentore, 1990-1991.

Në vitin 1990, me shumë pak marifete, dhe me pak individë, ia arritëm që një protestë të kontrolluar e të paramenduar ta nxjerrim nga binarët dhe të arrijmë qëllimet tona prej idealistësh që të ndryshojmë Shqipërinë për mirë. Sundimtarët dëshironin një pluralizëm subjektesh e shoqatash, dhe ne shkuam një hap me tej dhe kërkuam pluralizmin politik. Ata kërkuan një parti të veglave të tyre. Ne i morëm veglat e tyre dhe i vumë në krye të një mase njerëzish që mund të ishin forca më e dobishme për shqiptarët. Dhe njerëzit për të cilët ne deshëm më të mirën, morën atë që deshën. Ata kërkuan që të ruhej pushteti i kamufluar dhe ne nisëm një grevë që çoi në rrëzimin e mitit qendror të sistemit.

Në fund, duke përdorur edhe disa nga veglat e tyre, ia arritën të përçajnë Lëvizjen, dhe kur nuk na duronin dot më, mbyllën universitetin dhe kështu 6000 studentë ikën për tre javë nga shteti shqiptar. Kanë gati 30 vjet që këmbëngulin në historinë e tyre, por e vërteta është kjo: një lëvizje e nisur nga veglat e sistemit, u kthye në një lëvizje që rrëzoi një sistem që nuk dinte se si të vdiste dhe që mund të merrte të gjithë me vete. Në atë kohë, me pak mend e me shumë vendosmëri, ne i kemi shpëtuar shqiptarët nga vetvetja shkatërrimtare, vllavrasja dhe çoroditja. Çdo komb do të ishte mirënjohës për një brez të tillë. Dhe ju keni një shembull që mundeni me e ndjekë pa mëdyshje sepse ka qenë Lëvizja më e pastër dhe më kombëtare që mund të bëhet.

Tani kërkojnë të na anatemojnë duke thënë se çfarë ka ndodhur gjatë tranzicionit është për fajin tonë. Jo. E jo. Sepse dikush hap dritaren, por duhet të kesh sy të shohësh. Dikush të tregon rrugën por nga shkon ti është zgjidhja e jote. Kjo është edhe lidhja që ne kemi me krimin e përbindshëm që është tranzicioni. Të kishin punuar pjesëtarët e parisë si punuan të tjerët për shtet-kombin, Shqipëria do të kishte qenë ndryshe. Por këta deshën këtë sistem ku jetoni. E pra, nuk ka qenë ky qëllimi ynë.

Këta deshën Saliun dhe Saliun morën e zgjodhën. Këta deshën marrëzinë, dhe marrëzia sundon. Këta deshën krimin dhe krim përcakton gjithçka. Këta deshën pronarin dhe u bënë palë me sindikatën ndërkombëtare të krimit. Këta deshën me të keqen dhe e keqja është shtruar këmbëkryq. Ne atë ëndërr kishim dhe atë ëndërr kemi, dhe kjo Shqipëri nuk është e nuk mundet me kenë ëndrra e jonë.

Me 7 Janar 2019, unë dua të shkoj e të rinis rrugëtimin aty ku e kemi lënë, në Qytetin Studenti. Në këtë llum që është shteti shqiptar, një kënetë morale dhe fëlliqësie të paparë, me një pari të përbindshme dhe një shtet mafioz e të stërkorruptuar së bashku me ata shokë e shoqe që do të mund të jenë aty, do të nisemi si individë me i mbështetë studentët në protestën e tyre. Do të mbështesim qëllimet e tyre të sinqerta dhe studentët e sinqertë. E dimë se ata që janë të kapur e të përdorur do të na kundërvihen me të gjithë mënyrat. Do ta bëjnë, por ashtu si jemi, ne do të jemi aty. Do të jemi në anë të tyre, dhe në mbështetje të tyre.

Në se e duan ndihmën tonë, do ta kenë sepse ne nuk jemi të kursyer. Çdo gjë qe kemi duhet t’i shërbejë të mirës. Në se e duan ëndrrën tonë, le ta trashëgojnë ata sepse ajo është e vetmja zgjidhje për shqiptarët. Në se duhet t’i mbrojmë me jetën tonë, le të mos kenë dyshime se do ta bëjmë më me kurajë, se prindërit e tyre që i lënë fëmijët vetëm. Në se duan të ngrihen lart e të bëjnë atë që duhet, nuk ka dyshim se mund të hipin mbi shpatullat tona dhe ne do t’i mbajmë që të mos bien, as pre e të keqes, as e mashtrimit të madh. Në se duan të bëjnë atë që duhet, duhet të shkojnë tek populli shqiptar dhe t’i hapin zemrat popullit dhe populli do të jetë me ta sepse nuk ka më shpresë tjetër. Pastërtia e qëllimit dhe fisnikëria e sjelljes ka me i sjellë ata që janë të ndershëm në atë shesh me vdekë për ju.

E prandaj së bashku me shokët e shoqet e Lëvizjes Studentore 1990-1991 dhe me të gjithë miqtë e tjerë që duan të na bashkëngjiten, pa dallime partiake, por me synimin e vetëm të mbështetjes së studentëve të sinqertë do të jem aty me 7 Janar 2019. Sepse, për ata që nuk e dinë, edhe këneta merr flakë… dhe kjo dritë e brishtë shprese, sado modeste dhe sado e kontrolluar nuk duhet të fiket, por duhet të bëhet një dritë shprese të madhe për të gjithë shqiptarët. Një brez i humbur don me thënë edhe 20 vite të tjera nën oligarkinë e sindikatës ndërkombëtare të krimit dhe nën sundimin e veglave të saj të degjeneruara në krye të qeverisë, të opozitës dhe në kontroll të çdo segmenti të shoqërisë që duhej të ishte civile, por që është e instrumentalizuar.

Duke mos bërë thirrje, por duke shpresuar se ende ka një fije idealizmi, ndershmërie, dhe atdhedashurie tek masa e heshtur e shokëve dhe e shoqeve që janë përballur me shumë e shumë interpretime dhe djallëzinë e pamatë të kriminelëve të parisë, do të nisemi nga Qyteti Studenti në ora 10:00 me 7 Janar, si individë e si grupe miqësore për të mbështetur studentët e sinqertë dhe për të dhënë vetëm e vetëm një mesazh me vetëdijshmëri, me ndershmëri e me vendosmëri: zgjidhja e problemit të studentëve nuk është zgjidhja që iu duhet të gjithë shqiptarëve, ama zgjidhja që iu shërben të gjithë shqiptarëve e zgjidh edhe hallin e studentëve të sinqertë. Ky është edhe transformimi që paria e ka kaq shumë frikë, që palët e interesuara nuk duan që të ndodhë, dhe që është e vetmja rrugë e zgjidhjes. Mendoni për popullin dhe ka vetëm një zgjidhje për të gjithë e që iu shërben të gjithëve.

Do jemi aty për t’iu mbështetur që të mos bini në tokë si fruta e të kalbeni. Do të jemi aty për t’iu mbrojtur si flakën e qiriut që të mos fikeni. Do të jemi aty me iu dhënë frymë sepse në këtë moment, jeni shpresa që nuk duhet venitur e ndotur nga e keqja e kënetës kriminale që ka mbytur gjithçka të mirë në shtetin shqiptar. Do të jemi me heshtjen tonë, që zëri i studentëve të sinqerte te ndjehet edhe më fort. Do të jemi aty sepse atë ëndërr të studentëve të Lëvizjes 1990-1991 për një Shqipëri të begatë, të sigurtë, e të moralshme dikush duhet me e bartë në të ardhmen, sepse nuk ka shpresë tjetër për një komb që është duke u shuar e skllavëruar përditë e më shumë.