Elson Çeliku, këshilltari i ri Bashkisë së Shkodrës, ka reaguar pas akuzave të ish-kryeministrit Berisha, i cili postoi denoncimin e një qytetari dixhital, që shkruante se Çeliku, ka qenë i dënuar në Norvegji për trafik droge. Çeliku shkruan se nuk ka asnjë dënim as në Norvegji dhe askund tjetër dhe se lëviz në mbarë botën pa asnjë problem.
Postimi i plotë
Berisha, koha kur nipërit tuaj (që prezantoheshin si të tillë) bënin terror anë e mbanë Shqipërisë ka mbaruar. Kam shumë respekt për të moshuarit për aq sa kohë mbajnë vendin që ju takon dhe nuk kalojnë në lajthitje si puna juaj.
Doktor, po ju informoj ju dhe gjithë të tjerët se unë nuk kam asnjë dënim as në Norvegji dhe askund tjetër. Jam një qytetar i lirë që lëviz në mbarë botën pas asnjë lloj problemi.
Nëse do të më kishit pyetur mbi këto shpifje digjitale, s’do t’ju kisha lënë që të rrëshqisnit siç po ju ndodh shpesh prej shumë kohës.
Jam një i ri i kësaj Shqipërie që shpresoj se një ditë do të bëhet, por që të ndodhë kjo, më parë duhet të largoheni ju dhe i gjithë soji juaj që me vetëdije të plotë na latë në duar një të ardhme pa të ardhme, një të ardhme të zymtë.
Politikat e tuaja të mbrapshta dhe gjithë vendimet dashakeqëse dhe me pasoja të parikuperueshme, kanë bërë që të mbesim për shumë vite në vendnumëro.
Unë do të vazhdoj të jem këtu duke dhënë kontributin tim dhe duke shpresuar që një ditë do ta kemi Shqipërinë ashtu siç e kanë ëndërruar prindërit tanë duke qenë se ju nuk na e dhatë këtë mundësi edhe pse e kishit në dorë.
Si prind dhe si gjysh duhet të keni turp për baltosjen që i bëni rinisë shqiptare!
Doktor, mos e ul kaq shumë nivelin e informatorëve dixhitale!