osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Këshilltari i Komisionit të Helsinkit në VOA: Ja çfarë tha “recituesi papagall” Basha në OSBE kundër Shqipërisë!

Këshilltari i Komisionit të Helsinkit në VOA: Ja çfarë tha “recituesi papagall” Basha në OSBE kundër Shqipërisë!

Robert Hand, Këshilltari politik i Komisionit të Helsinkit

Robert Hand thotë se dorëzimi i mandateve nga ana e opozitës në Shqipëri është i pajustifikueshëm, pavarësisht se kritikat ndaj qeverisë janë legjitime. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, zoti Hand, një njohës i hershëm i zhvillimeve në Shqipëri, u shpreh i zhgënjyer që pas 30 vjetësh në Shqipëri vazhdojnë krizat politike dhe që qytetarët e vendit ende nuk kanë provuar të ndjejnë se çdo të thotë të jenë të përfaqësuar plotësisht.

Zoti Hand, në Shqipëri situata politike është rënduar sërish, me protesta të opozitës dhe vendimin e tyre për të dalë nga parlamenti. Çfarë mendoni për këtë protestë të opozitës dhe për heqjen dorë nga mandatet?

Isha rishtazi në Vjenë në një takim të OSBE-së. Lulzim Basha ishte atje. Dëgjova disa nga kritikat e tij për qeverinë aktuale në Shqipëri. Dhe pavarësisht nëse isha dakort apo jo me një pjesë të atyre kritikave, nuk dëgjova që të paraqitej një situatë që do të justifikonte një bojkotim të parlamentit dhe aq më tepër që të ndërmerrej hapi i mëtejshëm i dorëzimit të mandateve dhe të bërjes së qartë që nuk do të kthehen më.

Pavarësisht nëse dikush është i kënaqur apo jo me situatën tani në Shqipëri, shtrohet pyetja se në ç’drejtim do të shkohet nga kjo pikë, se çfarë të mbetet. Fakti i hidhur është se ajo që mbetet është pak a shumë protesta në rrugë, të cilat mund të shndërrohen të dhunshme dhe janë bërë të tilla deri në njëfarë mase. Dhe kjo thjesht nuk është mënyra në të cilën demokracia duhet të funksionojë. Diçka tjetër që më duket shqetësuese është se edhe nëse dikush është dakort me një hap të tillë, do të duhet të pranojë të paktën që është një lëvizje e debatueshme.

T’i etiketosh personat nga brenda partisë tënde që nuk duan të dorëzojnë mandatet dhe të largohen, t’i quash ata tradhëtarë, apo t’i kërcënosh t’i përjashtosh nga partia, më duket revoltuese që të ndodhë një gjë e tillë. Ky ishte një veprim me të cilin njerëzit kanë të paktën të drejtën të mos jenë dakort. Unë punoj për anëtarë të Kongresit amerikan.

Edhe ata janë përfaqësues të zgjedhur. Gjatë viteve kam parë se kur janë përballur me bojkote në Shqipëri apo diku tjetër, ata kanë vendosur një standard goxha të lartë për ndërmarrjen e një hapi të tillë. Ata mendojnë se është gjithnjë më mirë të qëndrosh në lojë, të angazhohesh dhe të marrësh pjesë në luftën e ideve në parlament, se sa të tërhiqesh dhe ta kthesh pak a shumë në një luftë në rrugë. Pra, më duket tepër shqetësuese e gjithë kjo tashmë në Shqipëri.

Dhe sigurisht që është diçka për të cilën vetë qeveria shqiptare nuk duhet të jetë e gëzuar. Më duket se herën e fundit që isha këtu (tek Zëri i Amerikës) dhashë një intervistë që shkaktoi ca pakënaqësi tek qeveria shqiptare pasi kritikova veprimet e saj. Nuk duhet ta marrin këtë si një shpagim se ajo që po bëjnë është e drejtë.

Aspak; mendoj se ka kritika legjitime ndaj politikave të qeverisë. Por që të ndërmarrësh këtë hap dhe të tërhiqesh pothuajse plotësisht nga parlamenti, pak a shumë nuk lë asnjë rrugëdalje, përveç përplasjes politike që mund të jetë shumë destabilizuese.

Opozita u ka rezistuar edhe thirrjeve nga Shtetet e Bashkuara dhe Evropa për të kthyer mbrapsht këtë, siç thatë edhe juve, vendim të pazakontë apo të debatueshëm. Çfarë tregon kjo? Fakti që opozita po u reziston thirrjeve të aleatëve dhe partnerëve në Perëndim?

Pjesë e pasojave është se e kanë vendosur veten në një pozicion, zhbërja e të cilit do të thotë të pranojnë që kanë gabuar. Unë nuk jam politikan, por mendoj se një nga rregullat e politikës është se gjithnjë përpiqesh të gjesh alternativa, të gjesh rrugëdalje drejt arritjes së një marrëveshjeje dhe daljes nga situata.

Dhe është tepër e vështirë për ata që u tërhoqën nga parlamenti dhe dorëzuan mandatet e tyre të thonë “a mund t’i marrim prapë tani?”. Pra janë në një situatë shumë të vështirë. Por praktikisht, ata e vendosën veten në një situatë të vështirë dhe duhet të gjejnë një mënyrë për të rifilluar aktivitetin e tyre si një opozitë e besueshme legjitime në Shqipëri, e cila është gjëja që i duhet vendit.

Opozita ka shprehur shqetësime se me këto thirrje të ndërkombëtarëve për t’u rikthyer dhe se ky nuk ishte një veprim konstruktiv, injorohen problemet reale që ju përmendët se ekzistojnë me qeverinë, korrupsionin dhe gjyqësorin. A është i justifikuar ky shqetësim? A janë duke u fokusuar këto thirrje dhe deklarata tek njëra anë e problemit dhe nuk po përmendin problemet për të cilat ka dakortësi se ekzistojnë me maxhorancën dhe qeverinë?

Mendoj se mënyra më e mirë për t’iu përgjigjur pyetjes është se mendoj se është pikërisht e kundërta. Duke ndërmarrë një hap kaq ekstrem, është vendosur fokusi ndaj veprimeve të opozitës dhe jo tek gjërat që po bën apo nuk po bën qeveria.

Për shembull, një nga kritikat është zhvillimi i zgjedhjeve në 2017-ën. Mendoj se e kam kritikuar këtu në Zërin e Amerikës, më shumë se kushdo tjetër që ka qenë kritik, mënyrën se si Shqipëria zhvillon zgjedhjet.
Dhe do të dëshiroja që një ditë, çdo katër vjet apo dy vjet, qytetarët shqiptarë të ndjenin se po bëjnë ndryshimin për vendin e tyre, se do të kishin besimin e duhur tek sistemi për ta përjetuar këtë fuqizim. Është thjesht shumë dëshpëruese për mua që pas 30 vjetësh vazhdon të jetë po njëlloj.

Por, fakti është se ato zgjedhje u zhvilluan në qershor 2017. Mandatet prej tyre u pranuan dhe tani papritur kthehen mbrapsht dhe zgjedhjet e 18 muajve më parë tani konsiderohen krejtësisht të rreme, apo sido t’i kenë emërtuar. Nuk është mënyra e përgjegjshme, në pikëpamjen time, për të vepruar. Për reformën gjyqësore, kam dëgjuar disa prej njerëzve të opozitës të flasin për faktin që Gjykata Kushtetuese nuk po funksionon, dhe të tjera shqetësime legjitime. Dhe do të mbështesja disa prej argumentave të tyre për disa prej këtyre gjërave.

Do t’i inkurajoja për të parë se çfarë mund të bëhet dhe do të inkurajoja qeverinë të tregohej e përgjegjshme dhe të bashkëpunonte me opozitën për zgjidhje të tyre. Por, të tërhiqesh nga mandati, siç e thashë, të lë jashtë të vetëm dhe për rrjedhojë nuk është e dobishme për vendin.

Duket sikur me këtë lëvizje të fundit të opozitës, jo se po harrohet, por po fokusohemi më shumë tek çfarë ka ndodhur nga janari, ndërkohë që ka pakënaqësi me situatën, me korrupsionin, pati protesta nga studentët. Do të doja perceptimin tuaj për këtë, pavarësisht se çfarë ka ndodhur me opozitën.
Mendoj se ky është mesazhi im, se me atë që ka bërë opozita e ka hequr fokusin nga ato që mund të jenë disa shqetësimet e saj më serioze. Nuk dua të drejtoj gishtin ndaj një partie apo një tjetre, duke thënë se ata janë të këqinjtë historikisht në Shqipëri.

Në përgjithësi diku në gjysmën e mandatit të dytë të partisë në pushtet, nën sistemin demokratik që ka Shqipëria ku fituesi duket se i merr të gjitha, korrupsioni duket se fillon gjithnjë të luajë rol. Gjërat fillojnë të gërryhen. Gjërat fillojnë të bëhen më pak demokratike dhe mendoj se i kemi parë disa nga këto gjëra të ndodhin së fundmi në Shqipëri dhe opozita ka kritika legjitime për këtë. Dhe kjo nuk duhet të ulë disa nga gjërat që ka arritur realisht qeveria e tanishme. Kanë bërë edhe disa gjëra të mira. Reforma e gjyqësorit është në parim një gjë e mirë.

Zbatimi i saj ka krijuar disa probleme. Pra, ka të mira dhe të këqija. Rikthehet fokusi tek pikëpyetja pse të tërhiqesh nga parlamenti dhe çfarë do të thotë kjo për të ardhmen e qeverisjes në Shqipëri, mirëqeverisjen në Shqipëri dhe për perspektivën e saj për fillimin e negociatave me BE-në dhe gjëra të tilla që mund të rrezikohen tashmë.

Ju e shtruat pyetjen se çfarë ndodh tani, në formë retorike. Por nëse opozita ka shkuar aq larg me qëndrimin e saj saqë tani nuk kthehet dot mbrapsht, cila do të ishte zgjidhja?
Është pyetje me vend dhe ndoshta unë e bëra pyetjen retorike, sepse nuk kam domosdoshmërisht një përgjigje të mirë. Një pjesë e thirrjes është për zgjedhje të parakohëshme por mënyra se si u bë kjo gjë është aq konfrontuese, saqë e bën të vështirë për palën tjetër të bjerë dakord pa pranuar se ka pësuar disfatë.

Dhe e gjithë ideja e politikës është që të duket se të gjitha palët fitojnë dhe jo që një palë të humbë gjithçka. Ky është problemi që kanë tani. Shpresoj që të gjithë të bëjnë një përpjekje të bashkërenduar për ta mbajtur situatën paqësore. Demonstratat në rrugë nuk zëvendësojnë pjesëmarrjen në parlament por demonstratat janë pjesë e demokracisë.

Por ato duhet të jenë paqësore dhe shpresoj se do të bëhet gjithçka që të inkurajohen demonstruesit të ruajnë qetësinë dhe shpresoj që auritetet që duhet të garantojnë zbatimin e ligjit, ta bëjnë në një mënyrë të tillë që të mos provokojë dhunë, kështuqë unë i bëj thirrje të dyja palëve që të përpiqen ta mbajnë situatën të qetë dhe paqësore. Dhe ndoshta tani është koha që të ketë disa diskutime pa bujë mes palëve të ndryshme që të shohin nëse mund të gjejnë një rrugë për t’u marrë vesh, për t’u rikthyer në rrugën e duhur.

Po ashtu siç e përmenda më parë ka pasur disa që kanë refuzuar të heqin dorë nga mandatet e tyre, që nuk janë dakord me këtë vendim, pra ka akoma disa përfaqësues të opozitës në parlament. Ndoshta kjo duhet t’u japë atyre më shumë forcë që të përpiqen të mbyllin hendekun. Unë njoh disa prej tyre dhe e di që nuk janë nga ata që justifikojnë qeverinë, madje edhe janë kritikë të qeverisë. Shpresoj që ata të përpiqen të mbyllin hendekun dhe t’i sjellin palët bashkë dhe shpresoj që kjo të mund të bëhet sepse siç e thashë jam shumë i zhgënjyer.

Vitin e ardhshëm do të mbushen 30 vjet nga vizita ime e parë në Shqipëri dhe megjithëse unë gjithmonë e përmend gjithë përparimin që ka shënuar vendi që nga hera e parë që e vizitova, njëkohësisht më të duhet të shpreh një zhgënjim të madh që pas tre dekadash, ende duhet të merremi me këto lloj situatash në vend.

Dhe kjo është edhe pyetja ime e fundit. Pse mendoni se vazhdojmë të kemi këtë rreth vicioz dhe këtë lloj klime që vazhdon të përsëritet pas 30 vjetësh?
Nuk e di. Pothuajse nuk dua të jap një përgjigje për këtë pyetje, sepse nuk duhet të ketë një përgjigje. Thjesht nuk duhet të vazhdojë të ndodhë.

Populli i Shqipërisë meriton shumë më tepër, siç thashë më parë për zgjedhjet. Mendoj se ata asnjëherë nuk e kanë provuar plotësisht ndjesinë që qeveria i përfaqëson, apo që zyrtarët që ata zgjedhin i përfaqësojnë. Dhe ata e meritojnë aq shumë një gjë të tillë, me gjithë ato që ka kaluar vendi ndër dekada dhe do doja që kjo të ndodhte. Besoj se nga të dyja palët ka njerëz shumë të mirë dhe të talentuar. Është e sigurt që Shqipëria nuk ka mangësi talenti, njerëzish shumë të zotë që mund të punojnë së bashku dhe të bëjnë atë që duhet, por duhet të ketë një përpjekje e bashkërenduar për të kapërcyer politikën e polarizuar që pengon kompromisin dhe të punojnë së bashku që kjo të realizohet./ VOA