Partia Demokratike ka publikuar listën fituese të anëtarëve të Këshillit Kombëtar që mund të emërohej dhe “Ndërkombëtarë”, por në fakt është Këshilli Ushtarë
Janë 300 anëtarë të Këshillit, të cilët thuhet se janë zgjedhur pas votimit ditën e djeshme në Kuvendin Kombëtar.
Pjesë e listës janë emra të njohur në PD por edhe janë shtuar disa aktivistë si Robert Budina, etj.
Ndërkohë, vihet re se mungojnë ish-sekretari i përgjithshëm Arben Ristani dhe Edith Harxhi.
Kujtojmë se satuti i PD-së parashikon që automatikisht anëtar të Këshillit Kombëtar të PD-së zgjidhen ish-presidentët, ish-kryeministrat, ish-kryetarët e Kuvendit, ish-kryetarët e PD-së, që janë anëtarë të partisë në momentin e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar.
Gjithashtu automatikisht zgjidhen deputetët, kryetarët e degëve, anëtarët e Kryesisë, anëtarët e kolegjit të kryetarëve të partive në degë, kryetarët e bashkive, të këshillave të bashkive dhe qarkut, gjithmonë ata që janë nën siglën e PD-së.
Këshilli i PD, ka vetëm një kriter…servilizmin dhe besnikërinë totale ndaj të korruptuarit familjarisht “NON GRATA”.
Eshtë fotokopja e byrosë politike të E.Hoxhes. Rama është i dënuar të jetë në pushtet përjetësisht.