Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar ndaj vendimit të Këshillit Europian për t’i dhënë Ukrainës statusin e kandidatit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
Duke cituar postimin në Twitter të Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, që shpalli vendimin, Zelensky tha se ky është “një moment unik dhe historik” në marrëdhëniet midis Bashkimit Evropian dhe Ukrainës.
Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba gjithashtu shkroi në Twitter se “Ukraina do të mbizotërojë. Evropa do të mbizotërojë.”
Tweet-i i tij, i shoqëruar nga një video e shkurtër me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, thoshte: “Sot shënon fillimin e një rrugëtimi të gjatë që do të ecim së bashku. Populli ukrainas i përket familjes evropiane. E ardhmja e Ukrainës është me BE-në. Ne qëndrojmë së bashku për paqen.”
Sincerely commend EU leaders’ decision at #EUCO to grant 🇺🇦 a candidate status. It’s a unique and historical moment in 🇺🇦-🇪🇺 relations. Grateful to @CharlesMichel, @vonderleyen and EU leaders for support. Ukraine’s future is within the EU. #EmbraceUkraine https://t.co/o6dJVmTQrn
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) June 23, 2022