Një turist nga Letonia është detyruar të kalojë natën në rrugë në kryeqytet, pasi ka nuk mban mend se në cilin apartament ka prenotuar në Tiranë.
Një lexues na vë në dijeni për rastin e pazakontë. Ai thotë se turisti letonez ka mbërritur në Tiranë me avion nga Athina. Pasi ka gjetur dhomën që kishte prenotuar me AirBnb në një hostel, ai është akomoduar dhe ka lënë brenda valixhet.
Më pas ka dalë për një shëtitje, por tashmë nuk mban mend se si të kthehet në apartamentin e prenotuar.
Mirëmbrëma, uroj të jeni mirë!
Ju lutem, një turist nga Letonia ka humbur apartamentin të cilin e ka rezervuar me booking.
Ai, ka zbritur sot ne ore 09.15 ne Rinas me avionin e ardhur nga Athina.
Pasi ka zbritur, ka marre nje taksi dhe i ka treguar taksistit rezervimin që ka bërë.
Taksisti e ka çuar në apartamentin e rezervuar, aty ka futur valixhet dhe sendet. Më pas ka dalë dhe ka humbur, nuk po e gjen dot se kishte harruar rezervimin që ka bërë.