osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kërcënoi me jetë gazetarin, lirohet i forti i “Laçit”… Julian Shota vë në pikëpyetje sigurinë e tij dhe familjes: Kush do mbaj përgjegjësi nëse…?!

Kërcënoi me jetë gazetarin, lirohet i forti i “Laçit”… Julian Shota vë në pikëpyetje sigurinë e tij dhe familjes: Kush do mbaj përgjegjësi nëse…?!

Gazetari Julian Shota ka reaguar një ditë pasi u pengua të bëjë punën e tij dhe u kërcënua me armë në fytyrë.

Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, gazetari Shota  shprehet i shqetësuar për atë që mund t’i ndodhë, pasi është vendosur që i ashtuquajturi “i forti i Laçit” të hetohet në gjendje të lirë.

Ai thotë se njeriu që e kërcënoi është lënë i lirë dhe pyet prokurorinë se kush do të mbajë përgjegjësi në rast se atij apo familjes së tij i ndodh diçka.

Shota thotë ndër të tjera se në momentin e shoqërimit Llesh Burakut i janë gjetur fotot të makinës së tij në celular, por pavarësisht kësaj autoritetet në Laç kanë vendosur ta lënë të lirë.

Kujtojmë këtu se policia sot në një deklaratë zyrtare sqaron se personi në fjalë, i cili u raportua në media se ka kërcënuar gazetarin, nuk dispononte armë.

Postimi i plotë:

Miq e dashamirës që mu gjetët pranë në këto momente të vështira ju falenderoj nga zemra për përkrahjen dhe mbështetjen ndaj meje e familjes time, do të thotë shumë për mua…Për ata të sëmurët mendorë që krijojnë hamendësime se kjo ngjarje mund të jetë e sajuar dua ti shpjegoj disa gjera…

Un jam rritur në emigrim, kam ikur që 16 vjeç jashtë, e kam jetuar për shumë vite me dokumente të rregullta dhe me një punë të mirëpaguar…Jam një nga ata që kam djegur dokumentet dhe atë të ardhmen që synoni ju e familjarët tuaj për tu kthyer, për të punuar e investuar në vendlindjen time…pasi vetëm këtu më shijon buka e ajri më shumë dhe se kam në mend të lëviz më nga ky vend…

Kam punuar nga 2002 e deri më sot në mediat më prestigjioze në vend duke mos u bërë ushtar partish apo palë me abuzimet e të keqen…
Kam pasqyruar halle e probleme nga më të ndryshmet në kohë reale duke krijuar plot armiq e miq dhe s’besoj se ka njeri që i ka rënë telefonit tim apo të redaksisë ku unë punoj e unë të mos i jem gjetur pranë në çdo moment…

Për ata që jetojnë jashtë e na bëjnë moral e na mësojnë çështje jete e politike, çështje shteti e kush është e keqja apo e mira në këtë vend, do i ftoja të bënin atë që bëra unë e të kthehen të punojnë e të jetojnë në vendin tonë, me mua e me ne, ose ta mbyllin atë nevojtoren që kanë në vend të gojës e të mos shpifin e hamendësojnë…

Pse nuk mora 129 apo 139 dhe telefonova shefin?

Unë shefin e njoh prej vitesh dhe ai i ka numrin tim të telefonit kjo qe dhe arsyeja dhe mendoj se sic jemi ne gazetarët të gatshëm në çdo orë e çdo kohë për këdo ashtu duhet të jetë dhe çdo punonjës policie qoftë ai dhe roje komisariati e ti përgjigjet çdo telefonate apo halli të kujtdo…

Personi që mua më kërcënoi me armë të mbushur në fytyrë pasditen e djeshme është lënë i lirë pasi prokuroria e Kurbinit e mendoi këshu që zotëria të hetohet në gjendje të lirë pavarësisht se mua mu drejtua arma e mbushur në fytyrë dhe pavarësisht se fotot e makinës time ju gjetën në telefonin e zotërisë…

Në rrethe si Tirana, Fieri, Korca e Gjirokastra kur dikush ushtron dhunë psikologjike ndaj dikujt arrestohet e dënohet, ndërsa në rastin tim kjo nuk përbën krim por hetohet në gjendje të lirë…

Një pyetje kam për prokurorinë: Nëse mua, familjes e të afërmve të mi i ndodh diçka kush përgjigjet për këte??

Dhe njëhere ju falenderoj nga zemra ne emrin tim e te familjes time te gjithve ju qe mu gjetet krah e me inkurajoni… ju jeni ajo pjesa e mire e shoqerise dhe arsyeja pse e bej kte pune qe do vazhdoj ta bej deri ne fund!!!