Gazetarja italiane e Tg2 Christiana Ruggeri po jeton në makth bashkë me të bijën e saj pas kërcënimeve nga ish bashkëshorti i dados së vajzës.
Gazetarja është kërcënuar të premten në mëngjes me një thikë, siç thuhet në “Corriere della Sera”, nga ish-partneri i dados së vajzës së saj, i cili është i bindur se është faji i saj nëse gruaja, viktimë e abuzimit, e la atë.
Burri, një afgan tridhjetë vjeçar, me dokumente të rregullta në Itali, pas agresionit është zhdukur.
“Kush do të më mbrojë nga ky individ i dhunshëm dhe i rrezikshëm, mua dhe vajzën time? Ai u përpoq të na vrasë: a nuk është e mjaftueshme që ai të shkojë para drejtësisë”, shkruan gazetarja në rrjetin social.
Para oficerëve të policisë të Komisariatit Fidene-Serpentara në Romë rrëfeu se, “Ish-partneri i dados së vajzës sime erdhi poshtë shtëpisë për të na vrarë të dyjave. Ai më akuzon se kam bindur dadon që rriti vajzën time për ta lënë atë, sepse e keqtrajtonte”.
“Po shoqëroja vajzën time në shkollë, e vendosa në ulësen e saj pas në makinë, isha pranë asaj për të lidhur rripin e sigurimit, kur papritmas ajo lloi të bërtiste duke parë pas meje, “Do të vrasë mami do të vrasë!”.
Bëra në kohë të kthehesha dhe pashë ishin e dados që vërtiste thikën dhe vinte drejt meje. Kishte dalë nga pas një peme. Thika ishte të paktën 30 centimetra”, rrëfen më tej gazetarja.
Më tej ajo shton se autori u përpoq të thyente dritaren. Ndonëse arriti ti shpëtonte sulmit, gazetarja dhe e bija janë të frikësuara pasi autori është akoma i lir.