osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kërcënimi i madh i botës nuk është lufta, ekzistenca jonë është në rrezik

Kërcënimi i madh i botës nuk është lufta, ekzistenca jonë është në rrezik

Fixhi ka thënë në një samit aziatik të sigurisë se ndryshimi i klimës është një kërcënim më i madh për Paqësorin sesa tensionet ushtarake.

“Mitralozat, avionët luftarakë… nuk janë shqetësimi ynë kryesor i sigurisë. Kërcënimi i vetëm më i madh për vetë ekzistencën tonë është ndryshimi i klimës,” tha ministri i Mbrojtjes së Fixhit, Inia Seruiratu.

Ai po i drejtohej një samiti në Singapor, i cili u fokusua në tensionet Kinë-SHBA dhe luftën në Ukrainë.

Ciklonet kanë goditur vazhdimisht Fixhin dhe vendet e tjera të ulëta të Paqësorit.

“Kjo kërcënon vetë shpresat dhe ëndrrat tona për prosperitet. Ndryshimet klimatike shkatërruese janë shkaktuar nga njerëzit,” i tha zoti Seruiratu forumit, të quajtur Dialogu Shangri-La.

Përmbytjet në Fixhi të shkaktuara nga ciklonet tropikale kanë zhvendosur mijëra njerëz në vitet e fundit dhe kanë shkaktuar kërdi ekonomike.

Shtetet e Paqësorit u kanë kërkuar vendeve të zhvilluara të industrializuara që të bëjnë më shumë për të luftuar ndryshimet klimatike.

“Dallgët po përplasen në pragjet tona, erërat po godasin shtëpitë tona, ne po sulmohemi nga ky armik nga shumë këndvështrime,” u tha Seruiratu delegatëve.

Bota tani është rreth 1.2C më e ngrohtë se sa ishte në shekullin e 19-të si rezultat i djegies së lëndëve djegëse fosile nga njerëzit, të cilat lëshojnë gazra serë, kryesisht dioksid karboni (CO2).