Juristi Romeo Kara ka reaguar pas publikimit të diskutimeve nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të thirrur nga Berisha. Ky i fundit ka kërcënuar me revolta dhe grevë urie, por sipas juristit, iku kohë kur Shqiptarët sakrifikoheshin për të.
Në rrjetet sociale, Kara shkruan se fundi i tij është i pashmangshëm.
“Është mësuar Berisha ta djegë Shqipërinë për bythën e tij të korruptuar, duke sajuar nga hiçi revoltat e llumit përkrahës të tij.
Këtë radhë, sado që të mundohet, nuk do t’ia arrijë.
Fundi i Berishës është i pashmanshëm dhe paralajmërues për fundin e kësaj klase politike, kleptokratike, që ka për motiv vetëm pazarin politik, pazar ku shiten dhe blihen interesat jetike të vendit, për llogari të kullave të Berishës në emër të Malltezit.
Rrufjani Berisha do përballet me ligjin edhe sikur të jetë gjëja dhe dita e fundit të këtij populli dhe këtij vendi. Bashibozukët rreth tij t’i bëjnë mirë llogaritë”, tha ai.