osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kërcënime dhe pazare me kandidatët e Bindjes Demokratike në bashkitë e Bashës

Kërcënime dhe pazare me kandidatët e Bindjes Demokratike në bashkitë e Bashës

Dy kandidatë të Bindjes Demokratike, janë tërhequr nga gara për zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019.

Një ditë më parë është tërhequr kanndidati për Bashkinë e Lezhës, Salvador Kaçaj, ndërsa sot është tërhequr nga gara kandidati për Bashkinë e Kavajës, Bledar Sinella.

Por, ajo që bie në sy është fakti se të dy kandidatët e tërhequr, janë në bashki që njihen si bastione të PD-së, të dyja drejtohen nga PD-ja, ajo e Lezhës nga Fran Frrokaj, ndërsa bashkia e Kavajës, nga kryebashkiaku rekord me mijëra leje ndërtimi, Isa Sakja.

Mesa duket Bindja Demokratike e ka më të vështirë me kryetarët në detyrë të Lulzim Bashës, të cilët kanë filluar kërcënimet dhe aferat e tyre.

Duke u ndier të rrezikuar dhe duke e parë se po humbin pushtetin dhe do ngelen pa karrige kanë filluar të kërcënojnë kandidatët e Bindjes Demokratike, por edhe ju ofrojnë atyre pazare. Duke iu ofruar poste të rëndësishme nëse nuk kandidojnë.

LEXO EDHE: “Kryehajdut i tokave”/ Lezhjanët shpërthejnë kundër Salvador Kaçajt pas tërheqjes nga kandidimi
Gjithësesi kjo duket të jetë edhe një herë një sjellje e stilit të Lulzim Bashës, që thjeshtë shihet të dështojë dhe duket që tashmë Bindja Demokratike është kthyer në një problem të madh për kreun e Republikës së Re, i cili kohët e fundit ka harruar që përballë si rival ka Edi Ramën.

Por, tashmë ai është kthyer në një sulmues agresiv dhe e shqetëson më shumë Bindja Demokratike dhe një e djathtë e vërtetë sesa kryeministri Rama, me të cilin ai shpesh ka bërë pazare dhe mund ta gjejë lehtësisht gjuhën./ CNA.al