Politikanët shqiptarë nuk lënë dyshime për shijen, për shkak të kostove marramendëse që shpenzojnë për veshjet e tyre. Me xhepat plot ata njihen si adhurues të markave, pavarësisht nivelit të popullit që qëndron përballë tyre.
Këtë e nxjerr më shumë në pah fotografi i Kuvendit Agim Rama. Ai ka postuar një foto të një palë këpucëve të një deputeti, të cilat sipas tij kapin vlerën e dy mijë eurove.
Krahas fotos, fotografi shkruan se moment është shkrepur në ambientet e Kuvendit, duke i kërkuar ndjekësve të tij që ta gjejnë se cilit deputet i përkasin.
Postimi i plotë:
…Dhe meqenese eshte kohe e lire te kujt deputeti jane keto kepucë qe kane nje vlere prej dy minje euro…Myslim Murrizi mos fol…