Këngëtarja e famshme Marjona Metohu ishte sot e ftuara e radhës në emisionin “Kush vjen për drekë”.
Teksa tregoi që ajo nuk ka marrëdhënie të mira me gatimin, i ndodi dhe e papritura.
Harroi recetën!
Ndërkohë sot kishte zgjedhur të përgatiste fërgesë, por gjatë emisionit Metohu harroi recetën dhe iu desh të telefononte të ëmën për ndihmë.
“Mami po të marr nga emisioni se u fëlliqa këtu. Unë kam skuqur gjizën në një tigan, kam skuqur edhe specat në një tigan tjetër, tani ku duhet të hedh domatet te gjiza apo te specat?”- i tha këngëtarja të ëmës.
Ajo ia doli të përfundonte recetën, por në fund të emisionit nuk ishte pjata e saj ajo që fitoi garën, por e kundërshtarit Gent Salihu.