Nuk janë të paktat rastet ku Ferrari ua ka bërë më të vështirë disa njerëzve që të blejnë makinat ikonike. Ka pasur shumë incidente, ku përmendim përplasjen me DJ-n me famë botërore, Deadmau5 për personalizimin e makinës 458. Ndërkohë, rasti më i fundit ka të bëjë me Justin Bieber.
Sipas Marca, Ferrari vendosi të ndalojë Bieber nga blerja e makinave për shkak të sjelljes së tij. Bieber kishte një Ferrari 451 si pjesë të koleksionit të tij në vitin 2015 dhe marka u kërkon blerësve të respektojnë disa parime. Për shembull, për t’u kujdesur për makinën dhe për të mbajtur sjelljen e duhur pas timonit.
Ferrari gjithashtu nuk pëlqen që pronarët të modifikojnë pamjen e makinave të tyre dhe Bieber jo vetëm që ndryshoi ngjyrën e makinës së tij, por më pas e nxori në ankand. Pas këtij incidenti të fundit, Ferrari ka vendosur t’i vërë veton për çdo blerje të ardhshme.