Dje në Bodrum të Turqisë, një aksident të rëndë trafiku është përfshirë këngëtari i njohur turk, Ibrahim Tatlises, i cili ka pësuar lëndime të rënda dhe është hospitalizuar.
Raportohet se i pari që i erdhi në ndihmë këngëtarit të famshëm, ishte djali i tij, Ahmet Tatlises. Ai nxitoi për të ndihmuar të atin, të cilin më herët e kishte paditur në gjykatë. Madje, ata as nuk flisnin me njëri-tjetrin.
Teksa udhëtonte në rrugën Bodrum-Yal?kavak në mëngjes, automjeti i ?brahim Tatl?ses u përplas me një kamion, doli nga rruga dhe u përmbys në park.
Ekipet që erdhën në vendngjarje shpëtuan Tatl?ses, i cili ishte bllokuar në minibus. Këngëtari është dërguar në spital me ambulancë me ndihmën e një vinçi.
Sipas lajmeve të Onur Aydin nga Habertürk; Këngëtarin e njohur turk ka vizituar edhe Ahmet Tatl?ses, i cili ishte në gjyq me të atin.
Siç raporton sabah.com, përveç ndihmës së parë, Ahmeti e ka shoqëruar babain këngëtar gjatë gjithë kohës në spitalin ku po ai po trajtohet.