Pas koncertit të artistit grek, Notis Sfakianakis, disa këngëtarë shqiptarë pretenduan se ai ishte antishqiptarë dhe se ka ofenduar disa herë popullin tonë.
Këngëtari grek, përmes një statusi në FB, ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit dhe koncerti i mbrëmshëm ishte përgjigja më e mirë, për këdo që ishte kundra ardhjes së tij në Tiranë.
Në reagimin e tij në “Facebook” shkruhet:
“Kjo ishte përgjigja më e mirë që iu dha të gjithëve, i gjithë “Pallati i Kongreseve” ishte mbushur plot dhe këndonin të gjithë këngët, të gjitha biletat ishin prenotuar.
Unë do të doja t’ju falënderoja të gjithëve, edhe pse nën presion, ishit në koncert dhe kënduat me mua. Ky ishte një vlerësim.
Dhe do të doja të bëja një sugjerim. Njerëzit nuk dëgjojnë këdo që flet nëpër media…
Faleminderit shumë!
Shpresoj që herët tjetër të jetë akoma më mirë, të argëtohemi dhe t’ia kalojmë shumë më bukur.
Faleminderit nga zemra”