Ambasadorja e SHBA në Tiranë dha lajmin se aktualisht e kanë gati një marrëveshje për të mirën e shqiptarëve në tryezë. Kim përgëzoi Ramën se është treguar bashkëpunues, ndërsa “kërcënoi” kryetarin e Republikës së Re Lulzim Bashën.
Ambasadorja tha se i takon Bashës të vendosë nëse do të firmoset kjo marrëveshje, ndërsa theksoi se tashmë topi është në duart e tij.
“Kemi pasur një ditë të gjatë. Dje jemi takuar për 9 orë. U takuam sot për 9 orë të tjera dhe bëmë progres të jashtëzakonshëm. Sikurse e thashë në një negociatë që është kaq e rëndësishme për të ardhmen, çdo palë i kërkohet që të japë në mënyrë që Shqipëria të fitojë.
Çdo palë dhe, gjithashtu çdo palë fitoi. Populli shqiptar mund të fitojë akoma më shumë. Çdo palë dha por më duhet t’i jap merita të veçanta partisë në pushtet. Ne e bëmë të qartë si partia në pushtet ata kanë privilegjet e tyre dhe do të jetonin më shumë. Ata e bënë. E përgëzoj partinë në pushtet për atë që kanë bërë. Ne kemi atë që mund të jetë një marrëveshje shumë e mirë për shqiptarët.
\
Është një marrëveshje që do e vendosë Shqipërinë në mënyrë të patundur drejt integrimit. Përmban masa që janë trajtuar nga ODIHR. Përmban disa hapa domethënëse që nuk janë rekomanduar nga ODIHR. Ka ardhur koha për opozitën, për PD-në, për mikun tim Luli Basha që të baraspeshojnë të gjithë faktorët. Dhe të thonë PO për popullin shqiptar. Dhe të thonëPO për Shqipërinë në Evropë. Topi është në fushën tij, e ardhmja është në duart e tij”, deklaroi Yuri Kim./ CNA.al