Kejvina Kthella u bë pjesë e “Xing me Ermalin” në vitin 2017 dhe dalja e saj e parë në këtë emision bëri bujë të madhe për shkak të fustanit të kuq që u diskutua gjatë.
Që pas asaj puntate, Kejvina u kthye në vajzën më të komentuar në media e rrjete sociale.
Mirëpo “Xing” ka mësuar se velina bjonde e ka braktisur emisionin në mes të sezonit për shkak të një konflikti me moderatorin Ermal Mamaqi.
Zbulohet se arsyeja e konfliktit ka qenë për shkak se Kejvina nuk ka marrë vëmendjen e duhur dhe dedikimin e duhur nga Ermal Mamaqi.
Për këtë arsye velina ka vendosur të largohet nga emisioni “Xing me Ermalin”, aty ku mori edhe famën e madhe në Shqipëri.