Kejvina Kthella është larguar nga loja e Big Brother Vip Albania. Ajo ka shkuar në dhomën e rrëfimit ku Arbana Osmani i ka komunikuar vendimin e vëllait të madh.
Ajo theksoi se është marrë vendimi që ky moment të mos transmetohet për shkak se është një nga episodet më të shëmtuara në këtë program televiziv.
“Big Brother ka vëzhguar me kujdes incidentin e ndodhur të shtunën e kaluar. Të gjithë ju e dini se Big Brother nuk toleron dhunën fizike brenda shtëpisë.
Konflikti i të shtunës s kaluar ka qenë një nga momentet më të shëmtuara televizive. Big Brother ka zgjedhur evitimin e transmetimit të tij në ekran. Për mënyrën si ke reaguar, vëllai i madh ka vendosur që tij Kejvina të skualifikohesh nga loja”, deklaroi Arbana.