osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

KED e Tushës së Metës pa mandat vë në pikëpyetje negociatat: Politika sfidon SHBA-BE dhe çon Kushtetuesen drejt kalendave greke

KED e Tushës së Metës pa mandat vë në pikëpyetje negociatat: Politika sfidon SHBA-BE dhe çon Kushtetuesen drejt kalendave greke

Ndërhyrjet e politikës duket se po thellojnë akoma dhe më tej Gjykatën Kushtetuese. Reforma në drejtësi po bën më shumë se 4 vite që kur ka nisur dhe të shumtë janë ata që po luftojnë kundër saj.

Duke qenë se me ndryshimet e reja ligjore politika nuk ka më dorë në emërime gjyqtarësh e prokurorësh siç bëhej dikur, të vetmet institucione që po lakmohen janë Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë.

Por padyshim beteja më e fortë bëhet për Kushtetuesen pasi kur ajo të jetë gati, presidenti, kryeministri, Parlamenti dhe shumë institucione të tjera nuk do të bëjnë më sipas qejfit. “Ithtari” për mbrojtjen e Gjykatës Kushtetueses ka qenë Ilir Meta.

Por duket se ndodhi e kundërta e asaj që deklaronte në publik presidenti. Ai akuzonte Ardian Dvoranin se ka bllokuar procesin, por me emërimin e Vitore Tushës kolapsi është thelluar. KED ka skualifikuar nga gara të gjithë kandidatët duke thelluar ngërçin.

3 prej tyre iu drejtuan Gjykatës Administrative të Apelit dhe i vetmi që fitoi ishte Shaqir Hasanaj. Apeli i kërkoi KED që ta rikthejë atë në garë. KED mblidhet nesër për të vendosur për fatin e tij. “Ditën e premte datë 21.08.2020, ora 13.00, thirret mbledhja e radhës e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, me këtë rend dite:

1. Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatin për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e rishpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 21.08.2019 dhe Presidenti i Republikës në datën 27.09.2019: – Z. Shaqir Hasanaj. 2. Vendimmarrja lidhur me lejimin/ndalimin e kandidimit të kandidatit të mësipërm”, njoftoi KED.

Negociatat dhe afatet

Me vendimet e kohëve të fundit të KED, ngritja e Kushtetueses është shtyrë edhe për shumë muaj të tjerë. Pavarësisht vendimit që do të merret për Hasanajn, gara duhet të rihapet sepse sipas ligjit Presidenti dhe Kuvendit duhet t’u shkojnë nga 3 kandidatura. Por ky proces do të marrë kohë.

Pasi të marrë vendimin KED, do duhet të bëhet një tjetër mbledhje për të vendosur njoftimin e Presidencës dhe Kuvendit për rihapjen e garës. Pra me gjasë këto institucione vetëm nga javët e para të shtatorit mund të rinisin procedurat. Sipas ligjit procesi zgjat 30 ditë. Pra vetëm në tetor Kuvendi e Presidenca do i dërgojnë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi kandidatët për dy vende vakante. Më pas do të nisë një proces verifikimi, i cili deri më tani në rastet e kaluara ka marrë rreth 6 muaj kohë.

Pra sipas të gjitha të dhënave emrat e rinj mund të zgjidhen në pranverën e vitit që vjen. Por nuk përjashtohen mundësitë që të kemi akoma dhe më shumë zvarritje duke qenë se në dhjetor KED do të riformatohet dhe do ketë anëtarë të rinj.

E gjitha kjo duket se është rezultat i ndërhyrjeve të politikës. Presidenti ka lëvizur të gjithë gurët për të marrë në dorë KED. Madje pati dhe një takim mes tij dhe kreut të Kuvendit për t’u koordinuar për Kushtetuesen dhe në fund u skualifkuan të gjithë emrat.

Koincidencë apo jo, mbetet të shihet. Por duket qartë se politika po lufton fort që në Kushtetuese të ketë emrat e besuar të saj. Kandidatët e skualifikuar nuk bënin pjesë te të besuarit dhe u larguan. Por duket se kemi një luftë të fortë mes politikës dhe ndërkombëtarëve. Ambasadorja amerikane ka kërkuar disa herë që të mos ketë vonesa me Kushtetuesen. BE e ka vendosur po ashtu si kusht për hapjen e negociatave.

Por me bllokimin që po i bëhet Kushtetueses duket se nuk do ketë hapje negociatash as këtë vit. Loja duket se është e thellë dhe ajo që bie në sy është se presidenti po mban qëndrime me dy standarde. Pak muaj më parë ishte Ardian Dvorani ai që kishte bllokuar negociatat, ndërsa kur vjen puna te Tusha kreu i shtetit kyç gojën./Sot