osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ke “harruar” të përshëndesësh me dy gishta o mik?!

Ke “harruar” të përshëndesësh me dy gishta o mik?!

Po po, ngri dy gishtat lart, ku shkatërron partinë dhe lejon kundërshtarin të bëjnë arrogantin, pse ti je një peshë pupël, një levend lidership që ke kaq probleme më drejtësinë dhe me krimin ekonomik dhe politik

 Besi Bekteshi

Kishte pasur një sukses të madh një mik imi prej kohësh në lëvizje jashtë shtetit! I fundit sukses i tij është për tu lavdëruar dhe sigurisht për tu pasur si një model ndjekje nga të rinjtë në lidhje me botën dhe prezantimin tonë atje!

Padyshim që ky shok dhe mik ka qenë një nga të parët në lëvizjet e demokracisë dhe një aktivist i flaktë i partisë, e cila lindi në saj të sloganit “Liri Demokraci” por dhe “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa” dhe padyshim të ngritjes së dy gishtave lart shenjë e fitores dhe që te ne u bë si shenjë apo përshëndetjeje e njehsimi me PD-në dhe të djathtën e prezantuar nga ajo!

Si një dallim me socialistët që në fillimet e tyre mezi e hoqën grushtin e PPSH-së nga një pjesë e besnikëve të asaj kohe dhe po ashtu në dallim ne dy gishtat e Sali Berishës që i kishin jo inat, por ju vinte shumë keq në zmadhimin me galop si një shenjë demokracie nga të rinjtë në përgjithësi!

Po kthehem te shoku dhe miku im! E shikoj nga larg dhe ai më shikon, kishin tre vite pa u takuar dhe kur afrohemi disa metra i bëj shenjën e zakonshme të dy gishtave në formë V-je jo kaq shumë për demokratët e dikurshëm që kemi qenë, por realisht për fitoren e tij profesionale jashtë! Po po dhe si shenjë sot e demostruar si – paqe! Ai buzëqesh, përqafohemi, unë i them “ke harruar të më përshëndesësh me dy gishta o mik” por ai më thotë: Bes, të lutem jo më këtë shenjë, sepse është bërë një xhest i cili megjithëse i bukur më mërzit shumë, më shqetëson dhe padyshim më dëshpëron?!

Po jo or burrë i them unë, nuk ti ngrita dy gishtat politikisht, por për suksesin dhe fitoren tënde të madhe! Mirë, mirë, më thotë- hajde futemi të pimë ndonjë birrë dhe ta festojmë, por nuk kemi nevojë për dy gishtat as politikisht, as si Churchilli, as si Arafati dhe as si Sali Berisha dhe as si shenjë fitoreje! Shkurt jam mërzitur me të dhe duke ditur se edhe ti je “full” me marrëzitë e njerëzve që kanë devijuar dhe tradhtuar pikërisht atë shenjë fitoreje, ato ideale, tani dhe kur ma bën për të përshëndetur dhe deklamuar një fitore, më duket sikur po “tall by..ën” si dikur bëjë me grushtin përshëndetës drejt ish komisarit të batalionit “një metër e 50-të” kur luante volejboll dhe e lije të bënte ndonjë pikë – më sqaroi shoku im i vjetër!

Mirë, mirë, i thashë- mos u mërzit burrë, nuk ka bërë vaki ndonjë gjë e madhe dhe nuk jemi as të fundit dhe as të parët që zhgënjehemi, mos e merr kaq seriozisht o trim, e përmbylla diskursin tim dhe vazhduam birrat! Ministri Xhafaj dhe Vllahutini, do të inaguronin sërish doganën e Muriqanit dhe kishte në rrugë më shumë policë se sa njerëz, por në fund të fundit, rregulli ishte më i madh dhe po uronim që ministri vlonjat të merrte pasaportizim në Shkodër dhe një shtëpi verimi, që të vinte më shpesh që policia të kontrollonte rreth rrotullimet idiote të qytetit me trafikun më kot të njerëzve, automjeteve dhe biçikletave, pa harruar karrocat dhe delet e lopët në rrugë!

Nejse, pas takimit me mikun tim të kahershëm, po mendoja se si dreqin kishte shkuar puna deri aty sa dy njerëz të apasionuar me lirinë, fitoren e saj, me demokracinë janë kthyer në të zhgënjyerit e mëdhenj si shumë e shumë të tjerë jo vetëm të moshës time në Shqipëri! As dy gishtat nuk i durojnë dot dhe në shumë raste e marrin përshëndetjen si tallje! Pse kjo gjë?

E përgjigjet më erdhën vetiu, deri sa mbërrita në shtëpi! E para është se Sali Berisha dhe Lulzim Basha mbas tij, kanë abuzuar me dy gishtat lart si shenjë fitoreje gjithmonë kur kanë humbur! Atëhere kur humbnin më shumë i ngrinin edhe me lart! E humbjet janë kolosale dhe të shumta zgjedhje për zgjedhje dhe jo vetëm ato politike, por dhe brenda PD-së!

Ngri dy gishtat lart kur humb pjesët më qytetare dhe më të rëndësishme ekonomike dhe strategjike intelektuale, ngri dy gishtat lart, kur fiton garë të dhuruar në pushtet lokal, ngri dy gishtat lart kur humb rëndë politikisht gjithë Shqipërinë, ngri dy gishtat lart, kur fiton pa meritë garën brenda partisë, ngri dy gishtat lart kur përjashton nga partia me metoda sa idiote dhe perfide, mijra e mijra anëtarë të ndershëm dhe idealistë të demokracisë!

Po po, ngri dy gishtat lart, ku shkatërron partinë dhe lejon kundërshtarin të bëjnë arrogantin, pse ti je një peshë pupël, një levend lidership që ke kaq probleme më drejtësinë dhe me krimin ekonomik dhe politik, sa që ai përballë të mban gjallë sepse ti i leverdis të jesh i tillë! Ku ka më turp se sa kaq!? Kaq e deklamuar keq, me kaq grotesk e ka përdorur lidershipi dysh (Berisha Basha) këtë shenjë, sa që Edi Rama, jua ka zhvlerësuar dhe jua ka “dhj..rë” duke e përdorur masivisht në fushatë elektorale të PS-së e cila kishte neveri dikur nga ky përdorim?! Sot po ti shikosh ato mbas Bashës, e bëjnë këtë shenjë si me zor, me gjysëm turpi dhe të vetmit që e bëjnë fort janë militantë që duan vendin e punës, privilegje nga partia, ose diçka të tillë pak a shumë!

Mbasi thyen idealet e “Liri Demokraci” ose e vetmja gjë që mungon në parti, lidershipi grotesk tashmë ka shuar dhe vullnetin për të pasur akoma hyjnoren që të jepte dikur kjo shenjë fitoreje! Mbytën partinë demokratike në demokracinë e brendshme dhe mësuan dhe partitë e tjera përfshi dhe atë socialiste (për fat të keq) se pikërisht demokracia brenda në parti “prish punë” dhe kështu (me sundim) është më mirë në mbajtje dhe administrime pushteti!

Tashmë partia e dy gishtave lart është një “setë satanike” e ligjëruar me firmë dhe vulë në pluralizmin politik shqiptar! Bëj shaka sigurisht, por në fakt, nuk është kaq larg kësaj rruge, e cila ka për ta çuar dhe me fajet e gabimet e mazhorancës së sotme – akoma dhe më keq se sa është realisht! Gjithsesi mua më vjen shumë keq! Jo për partinë dhe aq më pak lidershipet e korruptuar dhe nganjëherë kriminale, por për demokracinë dhe njerëzit e jashtëzakonshëm idealist të saj në PD! Po po shumë keq!