Kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Ardit Bido ka ironizuar sulmin e bërë ndaj tij nga lideri i PD Sali Berisha, duke e nxjerr blof këtë të fundit sa i përket pretendimeve se Bido, në postin e Drejtorit të Arkivës ka arshivuar në institucionin që ai drejton një dokument për familjen Koleka.
Bido ka treguar se dokumenti në fjalë ka më shumë se 2 dekada që ndodhet në arkivin e kësaj drejtorie, e cila asokohe drejtohej si institucion nga qeveria Berisha, e kthyer sot, ashtu sikurse e cilëson ai: “aleanca e antishqiptarisë madhështore”.
Statusi i plotë i Bidos:
Doktor, mos dil më bllof
Kur i përket aleancës së antishqiptarisë madhështore, del bllof siç doli Berisha dje, i frymëzuar nga Beleri pardje, duke u zënë mat në mashtrimin e tij ndaj meje, se e dinë që i zë halli i madh kur të më kenë përballë në Kuvendin e shqiptarëve përballë aleancës së antishqiptarisë madhështore.
Pas Fredi Belerit, që bëri show në Tiranë me skenarin e zakonshëm të viktimës imagjinare, ishte radha e doktor Berishës që të përpiqej të krijonte një tjetër tymnajë, duke thënë se unë “paskam gjetur”, domethënë paskam futur në Arkiv një dokument për familjen Koleka.
Fakti është i thjeshtë: ai dokument është mikrofilmuar që në vitin 2001, në kohën kur aleanca e sotshme e antishqiptarisë madhështore drejtonte qeverinë e vendit përmes Kryeministrit të asaj kohe. Pra, dokumenti ekzistonte dhe gjendej në Arkiv shumë kohë përpara se unë të merrja këtë detyrë.
Kur ke këshilltar Fredi Belerin në aleancën e antishqiptarisë madhështore, nuk është çudi që bën blofe të tilla.
Por ty doktor, që ke qenë gjatë gjithë jetës i kujdesshëm për imazhin tënd, nuk të shkon!
Mos dil më bllof!
Mirupafshim!