Ish-aktori i njohur Zef Bushati, i cili sot mban rolin e kreut të Partisë Aleanca Demokristiane, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ngritur një ndër problemet më të mëdha të popullit shqiptar.
Sipas Bushatit, prej vitesh shqiptarët votojnë për PS ose PD pa parë se kush janë kandidatët që i përfaqësojnë ato. Në të gjitha shtetet që kanë sistemin e Republikës Parlamentare kur bëhet fjalë për zgjedhjet vendore, sipas Bushatit qytetarët votojnë për kandidatët që përfaqësojnë interesat e tyre dhe nuk shohin partitë.
“Në të gjitha shtetet që kanë sistemin e Republikës Parlamentare zgjedhje politike janë vetëm zgjedhjet parlamentare. Por në Shqipëri këto 29 vite dy partitë e krijuara nga Ramiz Alia, ish-udhëheqësi i fundit komunist shqiptar, PS dhe PD, i konsiderojnë edhe zgjedhjet lokale si zgjedhje politike. Qytetarët në vend që të votojnë për kandidatin më të mirë, të propozuar nga partitë, shoqëria civile, një grup qytetaresh, kandidatet e pavarur, një grup intelektualësh, etj. votojnë politikisht për kandidatet e PS dhe PD”, shkruan Bushati.
Madje Bushati i jep një ‘shuplakë’ edhe kreut të demokratëve, Bashës, i cili së bashku me Oerd Bylykbashin po mbajnë peng ndryshimin e Kodit Zgjedhor.
“Basha i PD dhe Bylykbashi i tij janë kundra ndryshimit të Ligjit Zgjedhor, të sistemit zgjedhor”, shkruan Bushati.
Sipas Bushatit, ndryshimi i madh për shqiptarët do të vijë nga demokristianët të cilët tashmë kanë nisur përgatitjet për fushatën e zgjedhjeve lokale..
Postimi i plotë i Zef Bushatit:
Zgjedhjet per Qeverisjen Vendore nuk jane zgjedhje politike.
Alternativa politike e filozofisë së demokracise kristiane edhe një herë ndodhet para sfidës së zgjedhjeve për pushtetin lokal, për pushtetin vendor, per zgjedhjen e kryetarëve te 61 bashkive dhe anëtarëve të keshillave bashkiake të Shqipërisë. Asgje nuk ka ndryshuar mbas 29 viteve te perpjekjeve per demokraci. Zgjedhet lokale ne te gjithe europen nuk konsiderohen si zgjedhje politike.
Ne te gjitha shtetet që kanë sistemin e Republikës Parlamentare zgjedhje politike janë vetem zgjedhjet parlamentare. Por ne Shqiperi keto 29 vite dy partite e krijuara nga Ramiz Alia, ish udhëheqësi i fundit komunis shqiptar, PS dhe PD, i konsiderojne edhe zgjedhjet lokale si zgjedhje politike.
Qytetarët në vënd që të votojnë për kandidatin më të mirë, të propozuar nga partite, shoqeria civile, nje grup qytetaresh, kandidatet e pavarur, nje grup intelektualësh, etj. votojne politikisht per kandidatet e PS dhe PD, votojnë me pasion politik dhe militantizem per ta bërë shqipërinë ose blu simbas thirrjes se liderit te PD ose te kuqe simbas thirrjes se liderit te PS. Të shkretët militante nuk e kuptojne se kështu, ata vetë, me votën e tyre, çojne vëndin drejt nje diktature te re. Asgje nuk ka ndryshuar. As ligji zgjedhor antidemokratik nuk ndryshoi.
As drejtimi politik i Komisionit Qendror të zgjedhjeve nuk ndryshoi, as Rezoluta e Parlamentit evropian nuk u perfill, as përfaqësuesit e BE dhe OSBE ne Tiranë nuk kryen detyrat e ngarkuara nga Parlamenti Evropian, as votimi elektronik nuk u realizua duke lënë ne fuqi shitblerjen e votave. Edhe mbas 29 viteve jemi aty ku ishim, tek i njejti proces zgjedhor.
Basha i PD dhe Bylykbashi i tij jane kundra ndryshimit te Ligjit Zgjedhor, te sistemit zgjedhor. Rama ose kerkon ose ben sikur kerkon ndryshim te Ligjit Zgjedhor. E megjithatë, edhe ne kete rrumpallhane protestash per pushtet e manifestimesh per fitore, shqiptaret kerkojne ndryshim. Koha per ndryshimin e madh po troket, koha per ndryshimin e madh ka ardhur, kazani po zien, tepsia ka kohe qe kercet, timoni po zë ndryshk.
Basha kerkon te mbijetoje, Rama kerkon te përfundojë mandatin. Por koha e pushtetit absolut te nje partie ka perfunduar, ndryshimi do vijë. Ne kete ndryshim roli i alternativës demokristiane, i shtreses me te persekutuar gjate sistemit komunist dhe gjate periudhës se ndertimit te demokracise, është shumë i rëndësishëm.
Demokristianët po pergatitjen per zgjedhjet lokale, per ndryshimin e madh. Te rinjte dhe te rejat, te dipllomuar ne Shqiperi e ne universitete perëndimore, po marrin ne dore fatet e alternativës dhe filozofisë Demokristiane ne Shqiperi, filozofisë së themeluar nga politikanet gjigandë Robert Sciuman, Konrad Adenauer e Alcide de Gasperi, themeluesit e Bashkimit Europian, dhe ndertimit te Europes moderne.