Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Kazakistanit dhe Shqipërisë. Kombëtarja shqiptare zhgënjeu me rezultatin 0-0.
Ndeshja kryesisht u dominua nga Kombëtarja e Shqippërisë, por që të përzgjedhurit e trajneri Edi Reja nuk e gjetën rrugën e golit edhe pse patën disa raste shumë të mira shënimi me portën pa portjer apo vetëm për vetëm me portierin.
Pas kësaj ndeshje, Kazakistani dhe Shqipëria vazhdojnë ta kryesojnë grupin 4 të ligës C me nga katër pikë të mbledhura, derisa ndiqen nga Bjellorusia dhe Lituania.