Muajin e kaluar Noizy tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me një postim në rrjete sociale ku i bënte thirrje studentëve të mos influencohen nga partitë politike dhe se zgjidhja arrihet duke dialoguar.
Pas këtij postimi të reperit, Eduart Ndocaj reagoi me një video në Facebook ku shkruante: “Noizy i tallavasë me 5 vjeçare u jep mend mbi 10 mijë studentëve që s’kanë lekë për të mbaruar studimet dhe i bashkohet velinës dhe bandës së edvinit me paturpësinë më të madhe”.
Noizy nuk i ktheu përgjigje politikanit edhe pse ai e quajti këngëtar tallavaje me 5-vjeçare, por më në fund do të kemi një përballje të tyre sot në “Xing me Ermalin”.
Në promon e emisionit, moderatori Ermal Mamaqi e pyet Ndocajn për Noizyn e më pas e merr reperin në telefon që të ballafaqohen live. Çfarë të ketë ndodhur?
“field field-name-field-galeri-me-imazhe-te-hapura field-type-image field-label-hidden”>
“field-items”>
“field-item even”>