osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Katër rrëfime nga Bosnja

Katër rrëfime nga Bosnja

Muhabete nga hapja e një kafehaneje në Sarajevë.

Nga Nedeljko Opančić
1.
Ishte një ditë e rëndomtë.

Nga veturat zyrtare dilnin ata që punojnë diçka, por populli pyet – çka?

Disa autobusë udhëtonin sipas orarit, disa pjesë të qytetit ishin pa ujë dhe disa politikanë pa lidhje… Plaçkitësit e kryenin punën e tyre me nder, tërë ditën çmimet shtrenjtoheshin, ndërsa shanset që ndonjëherë të bëhet mirë zvogëloheshin me shpejtësi marramendëse. Rrugët nuk e dinin si quheshin, sepse ua ndërron emrat secili që vjen në pushtet. Dielli ngrohte – qe besa jo për të gjithë.

Edhe atë ditë punëtorët u larguan nga puna, u dhanë premtime dhe – u gënjye pa hesap. Njerëzit çuditeshin se si nata dhe dita ndërroheshin sipas kalendarit dhe jo sipas vijës partiake. Numri i martesave të përziera binte, ndërsa radhët e të uriturve para kuzhinave popullore zgjateshin. Semaforët punonin disi të shqetësuar, e gjelbra përpiqej të zgjaste sa më shumë para të së kuqes, dhe në atë luftë vetëm e verdha kishte sukses t’i ndërpriste për pak.

2.
Para lokalit ende të pahapur një grumbull qytetarësh, komshinjsh, miqsh të pijes dhe pronari. Njeriu pranë meje më pyet:
– Ç’po ndodh, sërish demonstrata?
– Jo, s’janë demonstrata, a s’mund të mblidhen njerëzit për ndonjë arsye tjetër?
– Atëherë është radha e njerëzve që presin për pasaportë…
– Nuk është, zotëri, të mençurit qëmoti kanë ikur në vende më të lumtura…
– Mos po hapet një kuzhinë e re popullore…
– Atëherë do të kishte dhjetë herë më shumë njerëz…
– Mos po hapet një kishë apo xhami e re? – pyet një qytetare.
– E dashur zonjë, janë hapur kudo ku ka pasur një metër katror të lirë.
– Habiten që nuk ka policë këtu…
– Do të vijnë më vonë, sapo t’i marrin rrogat e mbetura…
Pastaj dëgjoj zërin e pronarit:
– Zotërinj, hapni rrugën pak, ja zotëri ministri… lëshojani rrugën deri te foltorja. Urdhëroni zoti ministër…
Zotëria qëndron para foltores së improvizuar:
– Shokë dhe shoqe!
– Qe besa nuk ka ndryshuar fare…
Por ministri nuk shqetësohet…
– Zonja dhe zotërinj…
– Uaaaaaaaa – shpërthen masa.
Pronari i lut të pranishmit:
– Komshinj, fqinjë më të largët, miq, lëreni njeriun të flasë, ai vetëm po e përshëndet popullin.
– Është përshëndetur ai me popullin sapo është ulur në kolltukun e ministrit – thotë një njohës i mirë i rrethanave dhe praktikës sonë politike.
Edhe më tutje i përkrahur apo i kontestuar nga masa, ai mban fjalimin dhe në fund thotë:
– Edhe unë dhe ministria ime si dhe qeveria me hapjen e këtyre objekteve do t’u mundësojmë të rinjve të qëndrojnë këtu…
– Në kafehane – thotë dikush nga masa.
– Më lejoni të ngre këtë dolli…
– Duhesh ta ngresh edhe atë, të tjerat i kanë ngrehur të tjerët para teje – dëgjohet nga turma.
– Dhe e shpalli të hapur këtë kafehane.

3.
Sapo përfundoi lufta, shpërtheu paqja.
Partitë ngritën pusitë e tyre, liderët hapën zjarr në pjesën më të madhe të pozicioneve, populli u armatos me durim, të mençurit i vunë flakën vetes që të mos bien në mina elektorale, dhe vetëm budallenjtë shpresuan se do të bëhet mirë.
Unë jam njëri prej tyre.
Nuk ankohem – s’kam kujt.
Nuk kërkoj punë – jam në pension.
Nuk gërmoj nëpër kontejnerë, vetëm gruaja po m’i nxjerr sytë që nuk ikëm nga këtu…
Prej meje s’kanë dobi as agjencitë turistike, as administrata tatimore.
Qe besa – nuk ha shumë.
Për mëngjes një tabletë kundër shtypjes së lartë të gjakut, është e vetmja gjë që më çohet.
Për drekë marrë ginko (bimë kineze) për kujtesë më të mirë, ndonëse më kujtohen kohëra më të mira.
Në mbrëmje pi çaj për prostatë…

4.
Nuk e kam parë Fadilin tashmë njëzet vjet dhe, pa shih, tani ai ka ardhur në mesin tonë.
– Hë, more Fadil, ç’të solli këtu?
– Më ka dërguar pronari një ftesë për hapjen e restorantit, ti e di se unë dhe ai kemi qenë si mishi e thoi. Dhe ja ku jam… Qëmoti nuk të kam parë as unë ty, për besë nuk paske ndryshuar fare…
– Vërtet, po ende i vogël si gogël. Më thuaj, si po kalon atje, si janë ata tanët?
– Të them të drejtën nuk e di a janë më «tanët». Mezi pritën që të përfundojë lufta që të kthehen sa më parë, e tani as me pushkë nuk mund t’i detyrosh. Ata tash janë shvabë, suedezë, danezë, holandezë, norvegjezë…
– Kanë marrë lejen e qëndrimit të përhershëm, kanë filluar me biznes…
– Ka edhe të tillë, por shumë prej tyre janë martuar. Po martohen me vejusha, gra të braktisura, vejusha të racës së bardhë, vajza të mbara dhe të mbrapshta, me marrëveshje… Sa paguajnë, aq vuajnë. Vajzat po martohen me pleq të sëmurë, kur ai jep shpirt, asaj i mbetet banesa e tij, paratë, prona… Kanë të drejtë të mbajnë mbiemrat e vajzërisë apo djalërisë, por të gjithë po i marrin mbiemrat e rinj, të huaj dhe quhen, për shembull, Zulfo Shprahfeler, Hamo Rajsnagel, Zajko Shrafnciger…
– Ti ende je me hanëmen tënde?
– Jo more, menjëherë u ndamë, edhe ajo u martua kështu si të tjerët, por edhe unë u martova. Tash quhem Fadil Luftfenster…
– Si ia kalon tani?
– Super. Zgjohem rreth orës pesë, përgatis ngadalë kafenë, fshij shtëpinë, heq pluhurin, shkoj në dyqan, blej çfarë duhet, qumësht, bukë, gruas cigare dhe uiski, nëse merr drogë, ia gjej ndonjë fije bar, pastaj bëj gati mëngjesin, ia çoj kafenë në krevat, pastaj laj enët dhe vrap në baushtell. Në pauzë me dëshirë kthehem në shtëpi, përgatis drekën shpejt e shpejt, e zgjoj gruan, pastaj vrap në baushtell, shumë i poshtër është shefi… Deri në orën pesë jam në punë, mandej kthehem ngutas në shtëpi, ia përgatis darkën gruas, ia lustroj këpucët, sepse ajo në mbrëmje del për të shijuar jetën, kurse unë vesh pizhamet dhe në krevat dhe pushoj deri në orën pesë të mëngjesit. Bëj gjithçka që të mos e zemërojë, sepse ndonëse ia kam dhënë dorën, ajo menjëherë mund të ma fusë shkelm, atëherë nga t’ia mbajë. Kështu atje «lart» e kam më mirë se sa nëse kthehem këtu «poshtë».

Nedeljko Opančić – Paja u lind në shekullin e kaluar në Sarajevë dhe në aventurën e quajtur jetë u nis më 10 korrik 1938. Me nacionalitet është sarajevas, ndërsa me fe – i pafe. Përktheu nga gjuha boshnjake: Enver Robelli