Aksidenti tragjik në Greqi iu mori jetën dy shqiptarëve dhe plagosi rëndë vajzën e njërit prej tyre. I afërmi i njërit nga viktimat ka dhënë një rrëfim tronditës për mediat greke.
“Ai është burri i familjes, ka humbur djalin tetë vjet më parë në aksident me makinë. Ka humbur dhe vëllanë shumë kohë më parë. Ai kurrë nuk konsumonte alkool, ishte një nga drejtuesit më të mirë që njoh, familjarët e tij po kalojnë momente tepër të vështira. Shpresojmë të shpëtoi vajza e tij që mos ë shkoi katër numri i të vdekurëve nga familja e tij në kohë të ndryshme” tha ai