osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Katër ish-policët madhor që pritet të dëshmojnë për Berishën dhe Bashën për 21 Janarin, ndryshe rrezikojnë vetën për në Reç

Katër ish-policët madhor që pritet të dëshmojnë për Berishën dhe Bashën për 21 Janarin, ndryshe rrezikojnë vetën për në Reç

Sali Berisha dhe Lulzim Basha kanë lëvizur çdo gurë për të penguar drejtësinë për të vepruar për 21 Janar. Ata refuzuan zbatimin e urdhër-arresteve për zinxhirin komandues të Gardës ë Republikës, me të cilën vranë 4 protestues të pafajshëm, për t’i dhënë një mesazh Edi Ramës që të kishte kujdes. Ndalimin e arrestimeve, Basha dhe Berisha e kryen me anë të 4 drejtuesve të policisë në atë kohë.

Ata janë ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, ish-drejtori i Policisë së Tiranë, Sajmir Muça, ish-zëvendësdrejtori për Hetimin e Krimeve, Dorian Muça si dhe ish-zëvendësdrejtori për Rendin dhe Sigurinë Publike, Gjergj Jorgo.

Ndalimi i arrestimeve u bë për të fituar kohë për të manipuluar provat e krimit dhe për të koordinuar dëshmitë e rreme.

Kur SPAK-u të marrë në dorë dosjen e 21 Janarit, këta katër persona do të japin llogari se pse nuk zbatuan ligjin, por zbatuan urdhrin politik duke mos vënë në pranga drejtuesit e Gardës. Këta të katërt rrezikojnë disa vite burg për pengimin e drejtësisë. Ata mund të shpëtojnë vetëm nëse kthehen në bashkëpunëtorë dhe marrin statusin e të penduarit, duke rrëfyer se kush i ka urdhëruar që të mos zbatojnë urdhrin e prokurorisë për të kryer arrestimet.

Neni 253, i Kodit të Procedurës Penale parashikon që kur ka shkaqe të bazuara për të menduar se ka rrezik ikjeje, prokurori urdhëron ndalimin e personit që dyshohet për një krim, për të cilin ligji cakton dënimin me burgim jo më të ulët në maksimum se dy vjet. Në këtë rast, policia kryen ndalimin me iniciativën e vet kur nuk është e mundur, për shkak të gjendjes së ngutshme, të pritet urdhri i prokurorit.

Duke shënuar një rast të paprecedentë në historinë e vendeve demokratike, Policia e Shtetit nuk njohu urdhër-arrestet e Prokurorisë për komandantët e Gardës, të cilët akuzoheshin për “vrasje në rrethana cilësuese” dhe “tejkalim të kompetencave”. Ky veprim arbitrar dhe anti-shtet, i precedentë dhe sfidues i Policisë së Shtetit luajti një rol vendimtar në manipulimin e provave të krimit nga ana e zinxhirit komandues të Gardës, Sali Berishës dhe Lulzim Bashës. Duke qenë të lirë, të akuzuarit për vrasjet dhe urdhëruesit e vrasësve, përkatësisht Ndrea Prendi dhe dyshja Berisha-Basha, koordinuan veprimet dhe mendimet. Ata sajuan disa alibi për vrasjet, ndërsa manipuluan dhe zhdukën me shpejtësi provat e krimit.

Ekspertiza e FBI konstatoi se në Kryeministri ishin zhdukur provat filmike, ndërsa ish-Komandanti i Gardës kishte manipuluar dhe deformuar armën e krimit, me të cilën akuzohet nga Prokuroria se ka vrarë të ndjerin Faik Myrtaj. Nëse policia do t’i zbatonte urdhrat, siç edhe e detyron ligji, të akuzuarit për vrasjet e 21 Janarit do të shisnin njëri-tjetri dhe fajtorët do të gjendeshin lehtësisht, pa qenë nevoja e angazhimit të FBI./Pamfleti