Katër deputetë të grupit aktual të Partisë Demokratike kanë marrë pjesë në takimin e organizuar nga Sali Berisha, kundër vendimit të kreut të PD-së, Lulzim Basha, i cili e largoi atë nga grupi i PD.
Në takimin e sotëm të organizuar në ‘Rogner’ mes shumë përkrahësve demokratë, ra në sy prania e deputetëve, Edi Paloka, Flamur Noka, Tritan Shehu dhe Isuf Çela.
Ndërsa mes ish-figurave të selisë blu, ka rënë në sy ish-presidenti Bujar Nishani, ish-sekretari për Çështjet Ligjore, Çlirim Gjata, ish deputetët Klevis Balliu, Gent Strazimiri, Aldo Bumçi, Astrit Veliaj, Anton Frroku, Keltis Kruja, Albina Deda, Liljana Elmazi, si dhe Arbjola Halimi etj.