Sipas burimeve te sigurta Kryeprokurorja e Tiranes Elizabeta Imeraj pritet të ekzekutoje këto dite flet-arreste lëshuar pikerisht për prokurorë në varesi të institucionit që drejton.
Informacioni ka rrjedhur nga MPB e cila është e angazhuar në këtë operacion me metoda speciale të cilat kanë faktuar raste flagrante mitmarrjeje dhe korrupsioni pikërisht në radhet e atyre që paguhen për të qëënë gardiane te ligjit.
Ndonëse jo me aksion e fushatizëm duket se Organi i akuzes nuk rrin i fjetur siç përflitet, por do të procedojë pikërisht me katarsis në radhët e tij.
Për vite me radhë sidomos nën drejtimin 5-vjeçar të Adriatik Llalles ky eshte ndoshta institucioni më i përfolur i shtetit për korrupsion e padrejtësi aq sa dhe rëndom u quajt në zhargonin e popullit si “Banda e babagjysheve”.